LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: LSDM është vula e idesë evropiane maqedonase

Kovaçevski: LSDM është vula e idesë evropiane maqedonase

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se partia e tij, gjithmonë ka qënë në anën e duhur të historisë. Sipas tij, LSDM mban vulën e idesë evropiane maqedonase, ndërsa kujtoi se procesi i integrimit të vendit drejt BE-së nuk do të jetë i lehtë.

“Le të jemi pjesë e BE-së, e asaj familjeje të madhe të kombeve evropiane shtetformuese si maqedonas, me gjuhë dhe identitet të mbrojtur maqedonas. E ardhmja evropiane është e ardhmja jonë, BE-ja është vizioni im për të ardhmen. LSDM është vula e idesë evropiane maqedonase. Por ne i ftojmë të gjithë të përfshihen në këtë rrugë. Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë, çdo rrugë është e vështirë, por nëse keni një vizion, në fund të asaj rruge na pret çmimi i madh – e ardhmja evropiane”, tha Kovaçevski.

Këto komente, kryeministri Kovaçevski i bëri gjatë një tribune partiake në qytetin e Kavadarcit.


Në trend Lajme

Më shumë
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Lajme
Kalo në kategori