LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski-Lajçak: Urgjentisht të fillojnë negociatat mes RMV-së dhe BE-së

Kovaçevski-Lajçak: Urgjentisht të fillojnë negociatat mes RMV-së dhe BE-së

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në Forumin Ekonomik Delphi në Greqi, realizoi takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Në fokus të takimit ishte situata aktuale krizës në Evropë e shkaktuar nga agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës, të cilën Maqedonia e Veriut e dënoi si shkelje brutale të së drejtës ndërkombëtare dhe jep në kontributin e saj në organizimin e ndihmës efektive për refugjatët ukrainas dhe forcimin e krahut lindor të Aleancës si përgjigje e mundshme ndaj situatave të paparashikueshme.

Gjatë bisedimeve, Kryeministri Kovacevski dhe përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak ranë dakord se lufta në Ukrainë ka pasoja negative për stabilitetin e Evropës dhe veçanërisht për Ballkanin Perëndimor dhe thanë se një përgjigje e përshtatshme ndaj këtyre pasojave është përshpejtimi i procesit integrues të vendeve të rajonit dhe negociatat urgjente me Maqedoninë e Veriut si prioritet.


Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski në takimin me Lajçak theksoi se ka progres në dialogun Shkup-Sofje, për të cilin kërkohet përkrahja e Brukselit për të përcaktuar kornizën negociuese dhe për të vendosur synimin për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut sa më shpejt me Komisionin Evropian si fillim të procesit të mbylljes së kapitujve për anëtarësim në BE.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori