Kovaçevski e Mickoski me mendime të ndara kush duhet të përfshihet në realizimin e reformave për në BE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski u bëri thirrje të gjitha partive politike që të përfshihen në sjelljen e reformave në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por ndryshimet kushtetuese, të cilat aktualisht janë procesi më i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian, nuk gëzojnë mbështetje nga opozita dhe sipas kreut të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski pushteti nuk ka 80 deputetë që e mbështesin dhe tha se duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare që të vendosin qytetarët.
Nuk ka asnjë kompromis dhe kjo u tregua në mbledhjen e kryesisë që u mbajt në fillim të javës në Kuvend. Takimi përfundoi pa konvergjencë qëndrimesh. Nga njëra anë, qeveria e vlerësoi takimin si një sinjal të mirë dhe theksoi se është vetëm fillimi i dialogut, por nga ana tjetër, opozita deklaroi se ky është një takim i vonuar dhe tha se konsensusi dhe konsultimet me partitë politike parlamentare bëhen para se të merren vendime.
Kryeministri Kovaçevski dje pas vizitës në Klinikën “8 Shtatori” në Shkup tha se debati për reformat në rrugën drejt anëtarësimit në BE duhet të jetë në kuadër të Këshillit Nacional për Çështje Evropiane në Kuvend.
“Kuvendi dhe të gjitha partitë politike duhet të përfshihen në miratimin e reformave në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, sepse ajo rrugë do të përfshijë shumë reforma dhe thashë që në Kuvend duhet të ketë një organ që do t’i diskutojë të gjitha ato reformat dhe se organi më i përshtatshëm për këtë është Këshilli kombëtar për çështje evropiane, i cili udhëhiqet nga opozita”, deklaroi dje Kovaçevski.
Mickoski mbrëmë duke qenë mysafir në Kanal 5, ku tha se në Kuvend nuk ka 80 deputetë që mbështesin politikat e pushtetit aktual dhe duke iu referuar kërkesave të qeverisë për ndryshime kushtetuese me të cilat ai nuk pajtohet, bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Ai i bëri thirrje qeverisë që nëse dëshiron ndryshime kushtetuese të inkurajohet dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që të vendosin qytetarët, duke theksuar se në zgjedhjet e vitit 2020 Zaev nuk ka dalë me ofertë për ndryshim të Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve në të.
Mickoski theksoi se as ai dhe as opozita nuk ka faj që qeveria e LSDM-së nuk ka menduar kur ka marrë vendime politike pa siguruar më parë konsensus social.
Pas përfundimit të mbledhjes së liderëve në Kuvend më 7 nëntor, liderët dolën me qëndrime krejtësisht të kundërta. Për dallim nga Mickoski, kryeministri e vlerësoi takimin si sinjal pozitiv dhe tha se partitë politike që janë dominuese në vend dhe që përfaqësojnë qytetarët në Kuvend mund të ulen në të njëjtën tavolinë dhe të diskutojnë për problemet kyçe që shqetësojnë si qytetarët ashtu edhe të ardhmen e vendit.
“Do të ketë takime të reja liderësh, absolutisht, ne kemi biseduar shpesh me liderët e partive politike, unë bisedoj rregullisht me ta, por mendoj se ky format sot ka dalë i mirë që të gjithë të shprehin qëndrimet e tyre politike në lidhje me pyetjet më të rëndësishme”, theksoi Kovaçevski.
Në anën tjetër, kryetari i OBRM-PDUKM-së kritikoi qeverinë dhe tha se konsultimet post festum janë të panevojshme, zhgënjyese dhe, siç theksoi ai, vetëm për të mos u deklaruar si koalicion antishtetëror, jokonstruktiv dhe në kundërshtim me të ardhmen e shtetit.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas takimit të liderëve në Kuvend, theksoi se takimi ka qenë i dominuar nga një debat i hapur dhe konstruktiv, qetësi dhe racionalitet dhe ka theksuar se në takim ka bërë apel që të tejkalohen nostalgjitë dhe të kthehemi te racionaliteti dhe arsyeshmëria, sepse, siç tha, nëse hapen çështje që i përkasin të shkuarës, vështirë se do të vendosim për të ardhmen.
U.d. kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas takimit dha mbështetjen e tij për reformat dhe tha se ASH-ja absolutisht e mbështet procesin dhe do të ndihmojë me të gjitha forcat. Ai theksoi se mendon se nuk ka alternativë tjetër për shtetin përveç BE-së dhe për këtë arsye ndryshimet kushtetuese që duhet të ndodhin nuk duhet të shihen si rrezik për shtetin por si mundësi.
Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, tha se është optimist se ndryshimet kushtetuese do të përfundojnë deri në fund të skriningut dhe theksoi se për herë të parë në historinë tonë bllokada është në duart tona, ndërsa deri më tani ishte në duart e fqinjëve tanë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri