LAJMI I FUNDIT:

Kovaçev e quan si provokim ndaj Bullgarisë kthimin e mësimit të gjuhës serbe në shkolla

Kovaçev e quan si provokim ndaj Bullgarisë kthimin e mësimit të gjuhës serbe në shkolla

Eurodeputeti i GERB Andrej Kovaçev i ka quajtur si provokim deklaratën e Zaevit për kthimin e mësimit të gjuhës dhe kulturës serbe në shkolla.

“Nëse Zoran Zaev zëvendëson fjalën serbisht me bullgarisht për mësimdhënie në shkolla, do të ketë tërmet, megjithëse nuk do të ketë problem për asnjë gjuhë tjetër”, tha eurodeputeti i GERB Andrej Kovaçev në një intervistë me agjencinë e lajmeve “Fokus”.

Lidhur me synimin e autoriteteve maqedonase për të ndërtuar një qendër kulturore serbe, si dhe për ta kthyer mësimin e gjuhës dhe kulturës serbe në shkolla, Kovaçev tha se është e drejtë sovrane e çdo shteti të bëjë atë që dëshiron.


“Nuk është ajo që ata vendosën të bënin, por fakti që ata po i përdorin këto vendime si një provokim kundër Bullgarisë”, tha Kovaçev.

Bullgaria nuk e lejoi Maqedoninë të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian. Vetoja e tyre po e mban vendin në rrugën e tij drejt BE-së. Për Shqipërinë, ata dhanë dritën jeshile për të filluar negociatat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori