LAJMI I FUNDIT:

Kouchner: Beogradi dhe Prishtina duhet ta gjejnë zgjidhjen

Kouchner: Beogradi dhe Prishtina duhet ta gjejnë zgjidhjen

Shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchner ka deklaruar se hyrja e Serbisë në Bashkimin Evropian nuk do të kushtëzohet me njohjen e Kosovës – mirëpo ka shtuar se Beogradi dhe Prishtina duhet ta gjejnë zgjidhjen. Ai po ashtu ka thënë se të gjitha vendet e Ballkanit kanë perspektivë evropiane, në mesin e tyre edhe Kosova.

"Beogradi dhe Prishtina duhet të gjejnë zgjidhjen, e cila – para se gjithash – është në interes të këtyre dy vendeve, sikur dhe për mbarë rajonin. Sa na takon neve, nuk do t’i kursejmë përpjekjet, që në këtë drejtim të arrihet rezultati. Duhet vazhduar me përparimin në drejtim të perspektives evropiane dhe duhet punuar për paqe dhe pajtim. Është në interes të Serbisë të ecën përpara, bashkë me fqinjët e saj”, ka thënë Kouchner në një intervistë për gazetën “Veçernje Novosti”.

Ministri francez po ashtu ka thënë se është e rëndësishme që pushteti i Serbisë dhe ai i Kosovës janë pajtuar të bashkëpunojnë me misionin EULEX. "Kjo ishte kyçe për shtrirjen e misionit evropian në tërë territorin e Kosovës. Pushteti kosovar asnjëherë nuk ka kundërshtuar shtrirjen e EULEX-it, përkundër rezervave që ka pasur ndaj planit gjashtëpikësh. Misioni EULEX është shtrirë më 9 dhjetor dhe tashmë po punon në të mirë të të gjithë banorëve të Kosovës”, ka thënë Kouchner.

Ai ka rikujtuar se pavarësinë e Kosovës, gjatë dhjetë muajve të kaluar, e kanë njohur 53 shtete, prej të cilëve 22 janë shtete anëtare të BE-së, nga 27 sosh sa e përbëjnë këtë union.


Kouchner është i bindur se do të gjendet një zgjidhje për integrimin e Ballkanit në BE. “Jam i bindur se në BE do të gjendet një zgjidhje. Gjatë kryesimit tonë (me BE-në), kemi ripohuar perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit, pra edhe të Kosovës”, ka thënë Kouchner. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori