LAJMI I FUNDIT:

Kotzias: Emri dhe përdorimi i tij, gjuha, nënshtetësia dhe shkurtesat janë pjesë të kontestit të emrit

Kotzias: Emri dhe përdorimi i tij, gjuha, nënshtetësia dhe shkurtesat janë pjesë të kontestit të emrit

Ministri për punë të jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias, mbrëmë në New York ka realizuar takim me ndërmjetësuesin për çështjen e emrit, Matthew Nimetz.

Sipas agjencionit informativ grek APE, Kotzias takimin me ministrin e punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov e ka vlerësuar si jashtëzakonisht miqësore dhe kanë biseduar për mënyrat për qasje drejt zgjidhjes së çështjes së emrit, ndërmarrjen e masave të caktuara për ballafaqim me irredentizmin dhe mosbesimin nga të dyja palët me organizimin e takimeve të ekspertëve për tema të drejësisë, historisë dhe teksteve shkollore.

Në takimin me ndërmjetësuesin Nimetz, ministri Kotzias ka thënë se emri dhe përdorimi i tij, gjuha, nënshtetësia dhe shkurtesat janë pjesë të kontestit të emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.


Ndërsa në Athinë, partia opozitare Nova Demokratia vazhdon me akuzat deri te Qeveria greke, ndër të tjera edhe për kontestin e emrit me Maqedoninë, ku Jorgos Kumucakos e përdori këtë çështje si shembull për të treguar se nuk ka pozitë të përbashkët dhe unitare në Qeverinë e Greqisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori