Bujqit e Kosovës po arrijnë të sigurojnë gjysmën e sasisë së grurit që nevojitet dhe detyrimisht vendi ynë mbetet i varur nga importi. Derisa ekspertët thonë se ka indikacione për pasiguri ushqimore, përfaqësues të Shoqatës së Mullistëve, kanë siguruar se Kosova për këtë vit nuk do të ketë krizë për grurë.
Rezervat e grurit nga disa ditë në disa muaj janë rritur edhe te produktet e rezervës shtetërore. Kurse, Serbia ka rikthyer tregtimin e grurit me Kosovën pas pezullimit të eksportit drejt vendit tonë. Nga dita e martë, më 4 maj, importuesit kosovarë të drithërave kanë nis të blejnë grurë nga ky shtet fqinjë.
Ndalimi i grurit nga Serbia ishte bërë nga 10 marsi për shkak të krizës së shkaktuar nga invazioni ushtarak rus në Ukrainë.
Kryetari i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu ka thënë për KosovaPress, se grurë për mullisë ka të mjaftueshëm deri në në korrik dhe pastaj vjen sezoni i të korrurave për grurë.
“Grurë për mullisë ka të mjaftueshëm deri në sezonin e ardhshëm, deri në korrik… Pastaj vjen sezoni i të korrurave për grurë. Në këtë vit nëse ka rendiment të mirë, ka të mbjelle pak më shumë se në vitin e kaluar dhe mund të kemi 50-60 përqind plotësim të nevojave për treg… Kanë filluar edhe importet e grurit prej Serbisë nga dita e martë, më 4 maj… Është më i lirë çmimi i grurit nga Serbia se sa që ka qenë prej tregut bullgarë… Tregu kryesor për import të grurit mbetet Serbia…Edhe nëse nuk kishte me u importuar më asnjë kilogram grurë, deri në Vit të Ri ka grurë në Kosovë”, thotë ai për KosovaPress.
Ndonëse, afaristi Zejnullahu nuk ka treguar nëse do të ketë zbritje të çmimit të miellit pas krijimit të rezervave të mjaftueshme me grurë.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari thotë se deri tash nuk ka vështirësi për import të grurit dhe miellit. Ministrja Hajdari thekson për KosovaPress, se kanë siguruar mjaftueshëm grurë për tregun e Kosovës, që sipas saj, nuk ka vend për panik.
“Deri tash nuk kemi hasur në mangësi për furnizime, por kemi pasur parregullsi te sektori i vajit ku kemi gjetur depot që kanë fshehur furnizimin dhe këto manipulime janë ato që po sjellin më shumë panik për furnizim dhe po sjellin më shumë pasiguri. Ne po ashtu po veprojmë edhe me rritjen e rezervës shtetërore në 10 milionë euro. Dhe rezerva është jo më për çështje ditësh, por për çështje muajsh. Si ministre kërkojë që të kemi edhe më shumë stabilitet, sepse lufta në Ukrainë, ka një të ardhme që nuk i dihet dhe ne po përgatitemi sa më shumë. Deri më tash kemi siguruar mjaftueshëm, por edhe në korrik vijnë kultivuesit tonë grurit dhe ofrojnë edhe më shumë për rezervën shtetërore… Tash për tash me rezervat që kemi rritë dhe me kultivuesit e verës (drithërave), ne do të krijojmë edhe më shumë stabilitet. Tash për tash nuk ka vend për panik”, thotë ministrja Hajdari.
Në anën tjetër, profesori në Fakultetin e Bujqësisë, Imer Rusinovci thotë se qeveria nuk duhet ta neglizhojë çështjen e sigurimit të ushqimeve ose drithërave për qytetarët e Kosovës, pasi që sipas tij, kriza në tregjet globale dhe çmimet në burës janë të çrregulluara si pasojë e luftës në Ukrainë.
“Ne duhet të synojmë edhe pika të tjera ku mundësohet eksporti për të siguruar ushqimin bazë, përkatësisht te drithërat, mirëpo që të neglizhohet kjo dhe që të jenë të pakujdesshëm ndaj një raporti të çmimit në bursën ndërkombëtare, është e pajustifikueshme, qoftë për dikasteret përkatëse ose për nivelin qeveritar dhe për fermerët. Pra, neve na duhet një vetëdijesim, bujqësisë duhet t’ia japim tretmanin që duhet ta ketë… Nëse i referohemi të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë se janë të mbjella më pak se 70 mijë hektarë me grurë dhe nëse kemi parasysh se në këtë vit konform sondazheve që kryejmë në terren, pritet një rendiment mesatar jo më i lartë se sa i viteve të kaluara, konstatimi është i qartë se ne mund të sigurojmë vetëm gjysmën e ushqimit për nevoja të drejtpërdrejta.., Kështu që edhe në këtë vit do të varemi nga shkalla e importit dhe në këtë konstalacion mendoj se mekanizmat përkatës në nivel shtetëror duhet të kenë sy çelë dhe kujdesshëm që të njëjtat t’i kontraktojnë me kohë dhe që të mendohet seriozisht edhe të sigurohet një sasi e konsiderueshme e rezervave shtetërore të cilat na mungojnë në nivel vendi ”, thotë ai.
Sipas profesorit Rusinovcit, çmimet e grurit janë dyfishuar, një kilogram grurë në Kosovë ka arrit 0.40 cent sa ka qenë në vitin e kaluar 0.18 cent. Ai thotë se ka indikacione që shpijnë në pasiguri ushqimore.
“Potencialet tona prodhuese deri më tani kanë mundësuar sigurimin e gjysmës së sasisë së ushqimit, kështu që ne kemi qenë të varur nga importi. Mund të themi hipotetikisht se nuk ka problem rreth importimit, por ajo çështje është relative. Nesër kushtimisht mund të ketë një çrregullim, krizë ekonomike, mbyllje të kufijve ose ka vende të caktuara që ka ndaluar eksportin e drithërave jashtë territorit të tyre, kjo koincidencë me faktin që shpie në pasiguri ushqimore. E dyta, është çështja e çrregullimit të çmimit në burës ndërkombëtare. Ne në vitin e kaluar në përfundimin e fushatës së korre-shirjeve, kemi pasur çmimin e grumbullimit të grurit 0.18 cent, sot është më shumë se dyfish, është rreth 0.40 cent”, thekson ai.
Sa i përket çmimeve, ministrja Hajdari thotë se janë duke monitoruar tregun dhe për çdo parregullsi do të marrin masa.
“Ne jemi duke shikuar tregun përmes inspektoratit të tregut, njëkohësisht edhe qytetarët janë shumë aktiv dhe si ministër jam në dy paralele që punojë, me zërin e qytetarëve dhe me inspektoratete. Dhe çdo shkelje, çdo rritje e çmimit që është jashtë normës, jashtë asaj se çka është në burës dhe çka shitet e si shitet në Kosovë, veprohet në Ministrinë e Industrisë, respektivisht edhe në qeveri”, thekson ajo.
Invazioni ushtarak rus në Ukrainë ka thelluar ndikimet e saj në tregjet ndërkombëtare dhe një krizë e tillë ka goditur edhe ekonominë e Kosovës duke sjellë shtrenjtim për të gjitha produktet./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/butrinti-380x233.jpg)
Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
![Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Image-2025-01-28-at-16.14.37_e3cfffbf-380x233.jpg)
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/butrinti-780x439.jpg)
Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht