LAJMI I FUNDIT:

Kosova rrëmben një medalje të argjendtë dhe tri të bronzta në Shkup

Kosova rrëmben një medalje të argjendtë dhe tri të bronzta në Shkup

Përfaqësuesja e Kosovës në boks, ka rrëmbyer një medalje të argjendtë dhe tri të bronzta në turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë” i mbajtur në Shkup.

Liridon Zeqiri (60 kg), Gazmend Gashi (64 kg), Arian Gashi (69 kg) dhe Pirro Quni (91 kg), kanë qenë boksierët që kanë përfaqësuar vendin tonë në turneun e 43-të ndërkombëtar “Gongu i Artë”.

Pjesës e ekspeditës së Kosovës ishte edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli, i cili u shpall gjyqtari më i mirë i këtij turneu.

Zeqiri, Arian Gashi dhe Quni fituan medaljet e bronzta, kurse në Gazmend Gashi atë të argjendtë.


Ky turne ka qenë i mirëseardhur për boksierët e Kosovës në mënyrë që të shihet forma e tyre para turneut ndërkombëtar “Adem Jashari” që nis me 15 nëntor. /Kosovapress/Telegrafi/