Furnizimi jostabil me energji elektrike po vazhdon edhe pas 16 vjetësh që nga përfundimi i luftës në Kosovë.
Kryeqyteti, Prishtina, kursehet më shumë nga ndërprerjet e energjisë elektrike, por kjo nuk ndodh në qytetet tjera apo fshatrat e Kosovës.
Një qytetar nga Fushë Kosova, tregon se ka ndërprerje të kohëpaskohshme të energjisë elektrike, por ai thotë se furnizimi tani është shumë më i mirë krahasuar me vitet e mëparshme.
“Ndërprerje të energjisë elektrike ka, ndoshta jo të shpeshta, por nuk mund të themi që ka energji elektrike stabile”, shprehet Egzoni.
Ndërprerjet e kohëpaskohshme të energjisë elektrike, përmes njoftimeve zyrtare, i paralajmëron edhe Distribucioni i Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS).
Aty tregohet për kohën dhe regjionet se kur do të ndërpritet energjia elektrike. Ndërprerjet me energji elektrike thuhet se nuk janë më të gjata se një orë.
Arsyet që jep KEDS për këto ndërprerje, zakonisht kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e rrjetin energjetik.
Por, pavarësisht këtyre ndërprerjeve të energjisë elektrike, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjendja me energji elektrike është mjaft stabile.
“Kemi një situatë të mirë me energji elektrike. Aktualisht janë tri blloqe në sistem, të cilat prodhojnë diku deri në 650 megavat orë energji elektrike, pjesa tjetër importohet”, bën të ditur Buzhala.
Gjatë kësaj jave, ndërprerje të energjisë elektrike të planifikuar kishte pasur edhe në disa fabrika në Kosovë.
Pasiguria me furnizim me energji elektrike edhe sipas disa raporteve të bëra nga organizatat ekonomike që merren me mbrojtjen e interesave të bizneseve, ishte konsideruar si barriera kryesore në të bërit biznes në Kosovë.
Pronari i ndërmarrjes “Euro Commerce”, në Mitrovicë, Muharrem Osmani,pati treguar për Radion Evropa e Lirë, se që nga paslufta, çdoherë herë kanë pasur probleme me energji elektrike.
“Gjatë procesit të prodhimit, derisa e kemi makinerinë e aktivizuar, aty na shkaktojnë dëme të mëdha, pasi që digjen edhe motorët e makinerisë. Problemi më i madh është te prodhimi i plastikës”.
“Ato makina janë shumë të ndjeshme, për arsye se masën e plastikës e zënë brenda nëse kallëpet janë të mbyllura dhe neve, më pas, na duhet me orë të tëra me brinera t’i shkrijmë ato për t’i nxjerrë. Kurse, të gjitha ato goma që janë në makineri, ato digjen si pasojë e ndaljes së rrymës”, pati thënë Osmani.
Në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile, thonë se problemi me energji elektrike është dashur të eliminohet deri më tani.
Rinora Gojani nga Instituti për Politika Zhvillimore, shprehet:
“Qeveria e Kosovës kur privatizoi distribucionin, ua dha me këtë ide që të eliminohen këto probleme, siç është furnizimi jostabil me energji elektrike, dhe tani kanë kaluar më shumë se 4 vjet që nga koha kur u bë privatizimi i distribucionit dhe gjendja nuk është përmirësuar”.
“Rreth 300 milionë që janë zotuar nga kompania për investime, është dashur të bëhen në këtë kohë dhe jo të lihen të bëhen sipas marrëveshjes që është për 15 vjet”.
Ndryshe, në raportet e deritashme të organizatave ndërkombëtare për sistemin energjetik të Kosovës, vlerësohet se “një pengesë e madhe në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës është furnizimi joadekuat dhe jo i besueshëm me energji elektrike”.
Pa ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, siç është realizimi i projektit të shumëpërfolur Termocentrali “Kosova e re” dhe energjisë alternative, Kosova nuk do të mund ta eliminojë problemin me energji elektrike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
IPKO mbështet edicionin e 13-të të konferencës më të madhe në rajon për teknologji – KosICT
IPKO vetëdijeson dhe mbështet komunitetin në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit” përmes aktiviteteve në Prishtina Mall
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp