Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar me Sllovakinë brenda dy ditëve në Bratisllavë ka qenë e pafat në sekondat fundit të ndeshjes, pas 40 minutave basketboll të fortë dhe interesant.
Sllovakia e fitoi ndeshjen me rezultat 75:73, pas një finishi dramatik, në të cilin Kosova e pati fatin në duart e veta.
Basketbollistët e Kosovës ishin në posedim të topit në 17 sekondat e fundit, kur rezultati ishte 74:74 dhe pas një gabimi personal të shkaktuar ndaj Dardan Berishës, trajneri Brad Greenberg kërkoi time aut dhe djelmoshat tanë kishin rreth 8 sekonda për të ekzekutuar aksionin e fundit.
Sllovakët u vendosën në mbrojtje zonale në fund, topin e mori Alban Veseli, i cili në aksionin e fundit nuk kishte fat në tentimin për dy pikë.
Nikoqirët shënuan vetëm një nga dy gjuajtjet e lira dhe Dardan Berisha provoi nga gati 20 metra, por tentimi i tij preku harkun dhe vendësit fituan me 2 pikë dallim.
Përndryshe Kosova e fitoi çerekun e parë me 6 pikë dallim 24:18, por në fund të çerekut të parë dhe në fillim të çerekut të dytë, vendësit patën një seri prej 15:0 dhe kjo më pas bëri që Përfaqësuesja jonë të ndjekë rezultatin.
Pjesa e dytë u përshkua me rezultat të ngushtë dhe asnjëri ekip nuk kishte asnjëherë epërsi më të madhe se 4 pikë, kurse pas finishit dramatik, vendësit fituan.
Më të dalluarit në radhët e Përfaqësueses sonë ishin Dardan Berisha me 25 pikë, Lis Shoshi me 16 dhe Alban Veseli me 12 pikë. Në anën tjetër te Sllovakia më efikasit ishin Andre Jones me 19 pikë, Mario Ihring me 11 dhe Richard Korner me 10 pikë.
Përfaqësuesja A sonte do të kthehet në Prishtinë, ndërsa të premten menjëherë do të udhëtoj për në Tiranë, ku të shtunën dhe të dielën do t’i zhvilloj dy ndeshje miqësore me Shqipërinë në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Kosova në parakualifikimet evropiane është pjesë e Grupit C së bashku me Estoninë dhe Maqedoninë.
Më 2 gusht, Kosova është nikoqire e Maqedonisë, kurse më 9 gusht është mysafire e Estonisë, ndërsa më 12 gusht po ashtu luan si mysafire ndaj Maqedonisë, kurse më 19 gusht e pret Estoninë.
Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjet si nikoqire do t’i luaj në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Çdo klub ka diçka”, Flick i përgjigjet letrës së Real Madridit kundër gjyqtarëve në La Liga
Man City shpenzoi më shumë në janar se të gjitha klubet e Bundesligës, Ligue 1 dhe La Ligas
Mbahet Kuvendi i Rregullt i Punës, i jepet mbështetje punës dhe vizionit të FFK-së
Harry Kane mund të largohet nga Bayerni për “pak para”: Rivalët nuk e dinin klauzolën, por ai do të ketë një shans të ri
Mbretër edhe për penallti të akorduara dhe shënuara që nga futja e VAR-it, asnjë penallti kundër Real Madridit nuk është akorduar këtë sezon
“Çdo klub ka diçka”, Flick i përgjigjet letrës së Real Madridit kundër gjyqtarëve në La Liga
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Juventusi fitoi mbi 100 milionë nga shitja e lojtarëve të akademisë
Man City shpenzoi më shumë në janar se të gjitha klubet e Bundesligës, Ligue 1 dhe La Ligas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?