LAJMI I FUNDIT:

Kosova mbështet Ukrainën si një shtet të pavarur ​

Kosova mbështet Ukrainën si një shtet të pavarur ​

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) shpreh qëndrimin e saj zyrtar se Republika e Kosovës mbështet plotësisht Ukrainën si një shtet të pavarur, me sovranitet dhe integritet territorial brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Në këtë njoftim thuhet se MPJ kundërshton mbajtjen e ‘zgjedhjeve’ më 11 nëntor, 2018 në të ashtuquajturën ‘Republikën Popullore të Donetskut dhe Luhanskut’, pasi që kjo është kundër frymës dhe përmbajtjes së Marrëveshjeve të Minskut, të cilat me dispozita të veçanta sipas tyre, e rregullojnë organizimin e zgjedhjeve lokale në atë rajon.

“Ministria e Punëve të Jashtme konsideron se ky proces i jashtëligjshëm mund të minojë të gjitha përpjekjet e deritanishme për arritjen e paqes në rajon dhe thërret të gjitha palët të respektojnë dhe zbatojnë Marrëveshjet e Minskut, të cilat janë jetike për arritjen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe paqësore për konfliktin e Ukrainës lindore”, theksohet në këtë komunikatë.


Ndryshe, MPJ-ja vlerëson se duhet të shmanget çdo veprim, i cili e pengon zbatimin e Marrëveshjeve të Minsku-ut, duke përfshirë të ashtuquajturat zgjedhje, rezultati i të cilave nuk do të ketë vlerë ligjore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori