LAJMI I FUNDIT:

Kosova ka ligje të dobëta për qeverisjen korporative

Kosova ka ligje të dobëta për qeverisjen korporative

Korniza ligjore e cila merret me qeverisje korporatave të kompanive private dhe përfshin bizneset familjare në Kosovë, është e dobët dhe e mangët. Këto janë të gjeturat e dala nga një hulumtim i bërë nga Instituti RIINVEST, i cili paraqet një analizë gjithëpërfshirëse të zhvillimit të qeverisjes korporatave tek bizneset familjare në Kosovë.

Ky studim i cili është i bazuar në një anketë të krijuar enkas për këtë projekt, u prezantua në një konferencë të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Riinvest, me temën “Qeverisja korporative tek bizneset familjare në Kosovë”, temë kjo që sipas studimit është relativisht e re në Kosovë.

Pos, tjerash nga ky hulumtim ka dal se shumica e ndërmarrjeve private në Kosovë janë të reja, që për këtë arsye ato kanë ende nevojë të madhe për ngritje të kapaciteteve të tyre profesionale.


Këtë e tha edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i cili shtoi se OEK së bashku me institutet e kanë për obligim të punojnë më shumë në këtë drejtim. “Vet fakti që kemi një gjeneratë të re të ndërmarrësish, vetë fakti që pjesa dërmuese e ndërmarrësive janë të themeluara në fund ose në fillim të viteve 90-ta, është diçka që kërkohet më tepër në ngritjen e kapaciteteve të tyre profesionale, në veçanti në edukim… ky duhet të mbetet një obligim i yni bashkërisht me institutet çfarë është RIINVEST, që të punojmë më tepër jo vetëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale vetëm në një drejtim, por të bëjmë edhe një formë të përgatitjes gjenerale ku nuk do të ketë shkëputje por do kemi riaftësim të gjeneratave, për të vazhduar në forma të ndryshme”, tha Gërxhaliu.

Kjo analizë ka qenë e rëndësishme të bëhet për shkak se bizneset familjare janë shtylla kryesore e shumë ekonomive në botë. Këtë e potencoi edhe eksperti i ekonomisë nga Instituti Riinvest, Alban Hashani, duke shtuar se kjo është edhe arsyeja e fokusit të tyre në këtë temë.

“Ekonomia e tregut është kategori kushtetuese në Kosovë dhe një ekonomi funksionale e tregut nuk mund të arrihet pa zhvillimin e sektorit privat. Kur e kemi parasysh demografin e bizneseve në Kosovë në mënyrë dominuese janë bizneset familjare, është e natyrshme që edhe ne jemi fokusuar në këtë segment të bizneseve për të parë mënyrën se si këto mund të zhvillohen dhe të jenë të qëndrueshme”, tha Hashani.

Kurse, Agon Nexha, po ashtu hulumtues i këtij projekti, tha se, të gjeturat tregojnë një shqetësim serioz, ku vetëm një në shtatë kompani vënë në dispozicion pasqyrat financiare. “Vetëm 15 % e bizneseve iu shpalosin pasqyrat financiare stafit të tyre. Pra, kur vije puna të financat këto biznese janë të mbyllura, edhe karshi stafit të vetë të cilët punojnë në baza ditore”, tha Nexha.

Ajo që është pozitive, sipas këtij raporti, bizneset e mëdha familjare po bëhen më të vetëdijshme gjithnjë e më shumë për rëndësinë e qeverisjes korporatave, duke kërkuar kështu udhëzime në adaptimin e praktikave të duhura të qeverisjes. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Ekonomi
Grupi NLB dhuron një milion euro për eliminimin e pasojave të përmbytjeve shkatërruese në Bosnje dhe Hercegovinë

Grupi NLB dhuron një milion euro për eliminimin e pasojave të përmbytjeve shkatërruese në Bosnje dhe Hercegovinë

Ekonomi
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Ekonomi
Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë

Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë

Ekonomi
Kalo në kategori