Të gjithë zyrtarët e sportit kosovar, krerët e federatave dhe komitetit olimpik janë me gojën plot anëtarësim në instancat ndërkombëtare sportive.
Por, me gjithë punën “intensive” të tyre, realiteti tregohet ndryshe. Po kalon edhe viti 2013, derisa Kosova ende nuk ka testin anti-doping, një standard i cili kërkohet nga të gjitha federatat dhe komitetet ndërkombëtare, ndërkohë që agjencitë ndërkombëtare për luftimin e kësaj të keqe të sportit dita ditës po i shtrëngojnë kriteret e testeve të dopingut.
Deri më tash kjo gjë është zvarritur tej mase, ndërsa sipas Besim Hasanit, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, viti 2014 do të jetë koha kur Kosova do të realizojë për herë të parë testet anti-doping për sportistët e saj. Ai thotë se ndryshimet e bëra në ligjin për sportin kanë ndihmuar që një gjë e tillë të realizohet në një periudhë jo të largët.
“Doping-testi është një standard që duhet të arrihet për të qenë pjesë edhe e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar por edhe federatave të ndryshme ndërkombëtare, prandaj është e rëndësishme që sa më parë ta realizojmë këtë. Sipas ndryshimeve në Ligjin për Sportin, parashikohet të formohet një agjenci për doping-teste. Iniciativën duhet ta dërgojmë në Kuvendin e Kosovës, pasi që vetëm ai mund të themelojë agjenci të tilla. Besoj se procedura e formimit të kësaj agjencie do të kryhet brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2014, dhe si rezultat gjatë vitit të ardhshëm do të kemi edhe testin anti-doping”, ka thënë Hasani.
Ai po ashtu ka thënë se për t’u realizuar një gjë e tillë duhet që Kosova të arrijë marrëveshje me ndonjërin nga shtetet që posedojnë laboratorë për kryerjen e këtyre testeve. “Për të realizuar testet anti-doping nevojitet laborator i veçantë të cilin Kosova nuk e ka. Prandaj, Kosova do të duhet të lidhë marrëveshje me ndonjë shtet i cili posedon laborator të tillë dhe në rajonin tonë shtetet më të afërta janë Italia dhe Greqia”, ka shtuar i pari i olimpistëve të Kosovës.
Në anën tjetër, trajneri i futbollit, Arbnor Morina, ka theksuar se ky test është i domosdoshëm për depërtim në arenën ndërkombëtare.
“Testi anti-doping është shumë i rëndësishëm në çdo garë dhe shumë shpejt edhe për sportistët tanë do të jetë i obligueshëm. Personalisht nuk e di a ka ndonjë rast të përdorimit të substancave të ndaluara tek sportistët tanë pasi që disa medikamente janë të lejuara në masë të caktuar dhe në përkujdesje të mjekut. Madje mendoj se klubet do të duhet të jenë të kujdesshme dhe të shpenzojnë më shumë në substanca të tilla të lejueshme të cilat i ndihmojnë sportistët në rigjenerimin e energjisë së humbur sidomos gjatë fazës përgatitore e cila është mjaft e mundimshme”, ka thënë Morina.
Megjithatë se a përdorin substanca të tilla sportistët kosovarë apo jo, është e vështirë të vërtetohet në mungesë të një testi të tillë. Sipas Emin Baliqit, futbollist aktiv, përdorimi i preparateve të tilla është financiarisht i kushtueshëm dhe është pak e besueshme që sportistët kosovarë përdorin substanca të tilla.
“Mendoj se mungesa e testit të dopingut nuk është më e rëndësishmja pasi që në sportet tona mungojnë edhe shumë gjëra të tjera duke filluar qysh prej infrastrukturës elementare. Përdorimi i substancave të tilla, është i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Po ashtu substancat e tilla janë mjaft të kushtueshme dhe duke pasur parasysh gjendjen ekonomike te ne është pak e besueshme që sportistët të shpenzojnë në medikamente të tilla. Mua personalisht nuk më ka shkuar kurrë ndërmend që të përdor substanca të tilla pasi që para së gjithash i frikësohem Zotit”, ka thënë Baliqi. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong
Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit
Pep Guardiola dorëzohet para gazetarëve kur pyetet për transferimet e Man Cityt
I kërkuar nga Real Madridi, Reijnders me mesazh të fortë për të ardhmen e tij
Barcelona e vendos yllin e Serie A si objektivin kryesor të verës 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti