int(1) Kosova e Shqipëria bëhen me marrëveshje bashkëpunimi në menaxhimin e ujërave - Telegrafi - Telegrafi Kosova e Shqipëria bëhen me marrëveshje bashkëpunimi në menaxhimin e ujërave - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Kosova e Shqipëria bëhen me marrëveshje bashkëpunimi në menaxhimin e ujërave

Kosova e Shqipëria bëhen me marrëveshje bashkëpunimi në menaxhimin e ujërave

Zyra Rregullatore për ujë dhe mbeturina nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Entin Rregullator të Ujit të Shqipërisë, përmes së cilës palët janë pajtuar se ajo do të shërbejë në drejtim të zhvillimit dhe ecjes përpara të punës rreth menaxhimit të ujërave.

Ministri i Mjedisit dhe Ambientit të Ujërave të Shqipërisë Lutfer Xhuveli ka kujtuar edhe një herë se ajri dhe ujërat janë faktorë të tjerë të rëndësishëm të mjedisit, të cilët nuk kanë të bëjnë me hartat dhe kufijtë administrativ.

“Ajri i pastër, apo jo i pastër, mund të kalojë në çdo kohë nga Kosova në Shqipëri, apo nga Shqipëria në Kosovë, apo në çdo vend tjetër dhe nëse ujërat e Drin i Bardhë janë të pastër dhe do të vazhdojnë të kalojnë kufirin dhe të derdhen në Detin Adriatik d.m.th., Deti Adriatik do të jetë i pastër për të gjithë ne së bashku. Por nëse ujërat që derdhen atje do të jenë të ndotura do të jemi po ne ata që do të vuajmë këtë mungesë të pastërtisë”, ka theksuar ministri Xhuveli.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshje të dy institucionet iniciojnë bashkëpunimin dhe interesin e ndërsjellë në fushën e rregullimit të shërbimeve të furnizimit me ujë dhe ujëra të zeza, në bazë të barazisë dhe përfitimeve reciproke.


Ndër të tjera ky bashkëpunim synon në drejtim të shkëmbimit të informacioneve dhe njohurive respektive sektoriale, ngritje të kapaciteteve dhe stafeve përkatëse, në aspekt të bashkëpunimit në kuadër të organizatave dhe organizmave rajonale dhe ndërkombëtare në fushën e rregullatore të sektorit të ujrave etj. “, ka theksuar përfaqësuesi nga Zyra Rregullatore për ujë dhe mbeturina, Avni Dervishi. /rtklive/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori