Zyrtarët nga Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë thirrur një takim më 22 dhe 23 qershor 2022 për të diskutuar zhvillimet gjatë vitit të kaluar në fushat e Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë.
Diskutimi u zhvillua në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), e cila ka hyrë në fuqi në prill 2016.
Gjatë takimit dyditor, zyrtarët shkëmbyen mendime për fusha të ndryshme që lidhen me sundimin e ligjit, të drejtat e themelore të njeriut dhe punët e brendshme.
Në të gjitha fushat, Bashkimi Evropian dhe Kosova ranë dakord për rëndësinë e zbatimit të prioriteteve të përfshira në Agjendën e Reformave Evropiane dhe rekomandimeve nga Raporti i Komisionit për Kosovën 2021.
Për sa i përket gjyqësorit, u mirëprit zbatimi i strategjisë dhe planit të veprimit në sektorin e sundimit të ligjit. U shkëmbyen mendime rreth mekanizmave të llogaridhënies për gjyqësorin, përfshirë rekomandimet e fundit të Komisionit të Venecias për vettingun në gjyqësor.
Të dyja palët ranë dakord të përpiqen për një forcimin e integritetit në sistemin e drejtësisë nëpërmjet përmirësimit thelbësor të mjeteve ekzistuese dhe ndoshta futjes së kontrolleve të integritetit të kufizuara në institucionet e larta gjyqësore, plotësisht në përputhje me standardet përkatëse evropiane dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.
BE pranoi miratimin e Koncept Dokumentit për Krijimin e Fondit të Konfiskimit dhe punën për Ligjin e Këshillit Prokurorial dhe bëri thirrje për miratimin e tij në Kuvend. Këshilli Prokurorial, ndërsa autoritetet e Kosovës prezantuan strategjinë e tyre për të reduktuar numrin e lëndëve të pazgjidhura gjyqësore. U diskutua edhe për fushën e reformës në drejtësinë administrative.
BE mirëpret Kodin e ri të Procedurës Penale dhe projektligjin për deklarimin e pasurisë, si dhe legjislacionin kundër pastrimit të parave.Të dyja palët ranë dakord mbi nevojën për të harmonizuar më tej legjislacionin në lidhje me sundimin e ligjit të BE-së.
Palët diskutuan edhe për gjendjen në fushën e konfiskimit të pasurisë. Autoritetet e Kosovës prezantuan progresin e arritur në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në veçanti progresin në hetimet financiare.
Në fushën e punëve të brendshme, u shkëmbyen mendime për luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit si dhe për migrimin, azilin, trafikimin e qenieve njerëzore dhe kontrabandën e migrantëve, kthimi dhe ripranimi në dhe nga Kosova si dhe lidhja për lëshimin e vizave Shengen sipas Kodit të rishikuar të vizave.
Kosova u inkurajua të vazhdojë bashkëpunimin e saj të mirë për ripranimet me shtetet anëtare të BE-së. Të dyja palët ranë dakord se përparimi i mëtejshëm në këto fusha është thelbësor. Të dyja palët diskutuan edhe për çështjet e bashkëpunimit policor dhe atij ndërkombëtar.
MSA është korniza për BE-në dhe administratën e Kosovës për të diskutuar rregullisht çështjet teknike dhe politike në lidhje me reformat që kanë të bëjnë me BE-në.
Organet e MSA-së përfshijnë Këshillin e Stabilizim-Asociimit, të ndihmuar nga Komiteti i Stabilizim Asociimit, si dhe Nënkomitetet e MSA-së, të cilët mbulojnë një gamë të gjerë të acquis të BE-së.
Takimet e organeve të MSA-së japin kontribut të drejtpërdrejtë në raportet vjetore të Komisionit Evropian.
Janë shtatë fusha të mbuluara nga takimet sektoriale të nënkomisioneve, për Drejtësi, Liri dhe Siguri; Inovacioni, Shoqëria e Informacionit, Politika Sociale, Arsimi dhe Kultura; Tregtia, Industria, Doganat dhe Tatimet; Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Mbrojtja e Konsumatorëve dhe Shëndetësia; Bujqësi, Peshkim, Pylltari, Siguri Ushqimore; Transporti, Mjedisi, Energjia, Ndryshimet Klimatike dhe Zhvillimi Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.
Dy fusha të tjera të mbuluara nga mbledhjet e grupeve të veçanta janë reforma në administratën publike dhe normalizimi.
Takimet e Komitetit të SA dhe të Nënkomitetit bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Çdo takim rezulton në veprimet vijuese të dakorduara së bashku që do të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës