LAJMI I FUNDIT:

Kosova do të luajë në Prishtinë

Kosova do të luajë në Prishtinë

Në Premier Ligën angleze u shpalos pankarta që i referohej bllokimit të një kombi të futbollit, që nuk po sheh dritë në arenën ndërkombëtare. “Pranojeni Kosovën në FIFA dhe UEFA”, thonin tifozët e frustruar të Përfaqësueses së shtetit më të ri në Evropë. Përderisa nuk marrin anëtarësim të plotë në Federatat ndërkombëtare, bllokimi vazhdon, por, është një pikë që tregon se pritjeve po ju vjen fundi...

Shpresa për miqësore ka bërë që në Federatën e Futbollit të Kosovës në Prishtinë të bëhen plane. “10 janari është paraparë të marrim dritën e Gjelbër nga FIFA”, thotë Artan Govori, përgjegjës për kontakte ndërkombëtare në FFK, bënë të ditur gazeta austriake ‘Die Presse’ të shtunën. Ndeshja e parë e Kosovës mund të zhvillohet në mars të këtij viti. “Se a do të luajmë me Kroacinë apo ndonjë kundërshtarë tjetër mbetet të shihet. E rëndësishme është se ndeshjen e parë miqësore do ta zhvillojmë në Prishtinë dhe nuk do ta organizojmë jashtë vendit”, shton Govori.

Që prej se Kosova shpalli Pavarësinë nga Serbia në shkurt të 2008-ës, vendi ka mbetur në geto sa i përket futbollit. Rezistenca nga Federata e Futbollit e Serbisë (FSS) do të vazhdojë përderisa 2 milionë banorët e Kosovës nuk dalin në skenën ndërkombëtare të futbollit. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ka refuzuar nënshkrimin me dy yjet e mëdhenj evropianë

Barcelona ka refuzuar nënshkrimin me dy yjet e mëdhenj evropianë

La Liga
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Kalo në kategori