LAJMI I FUNDIT:

Kosova do të konsolidohet si një shtet i fuqishëm multietnik

Kosova do të konsolidohet si një shtet i fuqishëm multietnik

Presidenti Fatmir Sejdiu ka pritur të enjten ministrin e Mbrojtjes të Portugalisë, Nuno Severiano Teixeira, të cilin e falënderoi për mbështetjen që Portugalia i ka dhënë Kosovës në procese të gjata kohore dhe për rolin e saj të veçantë në kohën e udhëheqjes së saj me BE si dhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës në një moment jashtëzakonisht të veçantë dhe krucial.

Gjithashtu, presidenti Sejdiu e vlerësoi përkushtimin e veçantë që ka Portugalia për mbështetjen e mëtejme të Kosovës në kuadër të angazhimeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian, EULEX-it dhe KFOR-it, si dhe në procese të tjera që kanë të bëjnë me bashkëpunime në nivele ekonomike politike dhe të tjera.

Ministri Teixeira ndërkaq, theksoi se Portugalia është shumë e përkushtuar që nga fillimi i procesit, jo vetëm në nivelin politik por edhe ushtarak. “Portugalia tashmë e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe jemi të sigurt se Kosova do të konsolidohet si një shtet i fuqishëm multietnik dhe demokratik”, tha ai.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve për çështjen e “vonesave” në emërimin e komandantit të Forcës së Sigurisë, presidenti Sejdiu këtë çështje e vlerësoi si nevojë e konsultimeve të nevojshme e jo si vonesë. “Mund të them së Qeveria është duke u marrë me këtë çështje dhe posa të vijnë propozimet, ashtu siç parashihet me Kushtetutë, unë do të procedojë me marrjen e vendimit të mëtejshëm”, pohoi presidenti.


Ministri Teixeira gjatë ditë është pritur edhe nga ministri i FSK-së, Fehmi Mujota. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Kalo në kategori