LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Franca intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Kosova dhe Franca intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti sot në takim një delegacion të lartë të shtetit francez.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ambasadori francez, Dider Chabert i cili e njoftoi ministrin Berisha me emërimin e atasheut të Mbrojtjes dhe akreditimin e tij për Kosovë, kolonel Fabrice Duda, si dhe paralajmëroi intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Berisha me këtë rast falënderoi ambasadorin francez Didier Chabert për mbështetjen dhe përkrahjen që shteti i Francës ka ofruar për Kosovën në shumë fusha si: politikë, siguri, etj., duke filluar që nga kontributi i Francës në kuadër të KFOR-it, kontributi në administratë e në fusha tjera.


Ministri Berisha gjithashtu e njoftoi diplomatin francez mbi zhvillimet në sektorin e sigurisë në Kosovë, integrimin e komunitetit jo shumicë, si dhe për planet për të ardhmen.

Berisha në veçanti çmoi lartë angazhimin e Francës në intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, me akreditimin për herë të parë të atasheut të Mbrojtjes për Kosovë, si dhe angazhimin e vazhdueshëm për avancimin e marrëdhënieve në këtë fushë.

Ndërkaq, ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert e përgëzoi ministrin për të arriturat dhe për kultivimin e një bashkëpunimi të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori e njoftoi ministrin Berisha me emërimin e atasheut të Mbrojtjes dhe akreditimin e tij për Kosovë, kolonel Fabrice Duda, si dhe paralajmëroi intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Ambasadori Chabert gjithashtu paralajmëroi vizitën zyrtare në MFSK të Sekretares së shtetit pranë Ministrisë së Armatave në Qeverinë e Francës që do të zhvillohet së shpejti, vizitë kjo që pason vizitën e ministrit Berisha në Francë në vitin e kaluar.

Ministri Berisha si dhe ambasadori Chabert shprehën gatishmërinë e dy vendeve për një bashkëpunim dhe intensifikim të tij në fushën e sigurisë në të ardhmen, që për Republikën e Kosovës është jashtëzakonisht me interes, duke ditur rolin e Francës në Evropë si në Bashkim Evropian dhe në NATO.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori