LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina në fokus të shantazheve serbe

Nëse në Serbi ka krizë, atëherë politika serbe fajëson Kosovën. Nuk lihen rehat as Bosnja e Hercegovina e Mali i Zi. Nisin zbulime monstruoze tek vendet dhe popujt fqinj. Nga shkrimet e shtypit serb shihet se për drejtuesit aktual te Beogradit, shantazhi ndaj fqinjëve mbetet prioritet.

Çka flasin faktet?


Një deklarate e prokurorit serb Vukçeviq që shërbeu si shkrepës për të ndezur auditorin dhe për të shitur gazetat, dëshmon se sa i njëanshëm është ai kur bëhet fjalë për drejtësi dhe për zgjidhjen e fatit të të zhdukurve në hapësirat e ish Jugovinës. Duke iu përgjigjur pyetjes se një gazetari, lidhur me raportin e Martit, ai thotë se; “derisa nuk gjenden të gjithë të zhdukurit serb dhe joshqiptar (nuk dihet kënd e llogarite në ketë grup) nuk do të pushojmë se hetuari”. Harron ai, me qellim, më shumë se 1800 shqiptar të zhdukur të Kosovës, eshtrat e të cilëve ende gjenden në varrezat masive në Serbi, vendin dhe fatin e të cilëve e di më mirë se çdo kush, vetë Vukçeviq. Për të informuarit mirë, nuk është për t’u habitur me këtë, ngase politika dhe drejtësia serbe, shqiptarët kurrë nuk i ka renditur si qytetar të barabartë.

Të ashtuquajturat gjykime maratonike në Serbi, si rasti i vrasjes se qytetarit francez Taton në Beograd, bëhen krejt për poenë politik dhe për ngritje të imazhit te drejtësisë serbe, e cila në të vërtetë nuk ka ndryshuar aspak nga koha e Vozhdit. Këtë e dëshmon edhe gjykimi i një grupi shqiptaresh, siç thuhet nga Gjilani, me 101 vjet burg. Pikërisht atë ditë kur po mbahej mbledhja e Këshillit të Evropës, lidhur me raportin e Martit, gjykata serbe dënon aktorët e vrasjes se qytetarit francez Taton me 240 vjet burg. Këto dikujt i duken gjykime, por e tëra është farsë që ka lidhje me politikën djallëzore serbe e cila në plan ka luftën kundër Kosovës, me të gjitha mjetet e mundshme. Çdo serb normal e din mirë se raporti i D.Martit është shpikje, nuk ka asnjë fakt dhe i paguar majm. Asnjë serb normal nuk i beson raportit te Martit.

Serbia nuk kursen fare mjetet materiale për të propaganduar mosnjohjen e Kosovës në Botë. Këtë e dëshmojnë edhe vizitat e pandërprera te Jeremiqit nëpër shumë vende afrikane, ku kërkoi mosnjohjen e Kosovës dhe përkrahje për raportin e Martit. Serbia po pengon Bosnje e Hercegovinën për ta njohur Kosovën vetëm përmes shantazhit..Serbia, madje me kontakte të vazhdueshme ka arritur të shkaktojë konfuzion edhe tek qeveria Çeke lidhur me Kosovën.

Çdo deklaratë e Dodikut, në Bosnje ngritë tensionet. Sipas një interviste dhënë Rojterit, Dodik është i gatshëm të fillojë edhe luftë të re në Bosnje e Hercegovinë dhe të shkel serish mbi kufoma. Gjithçka që thotë e deklaron sot ai, nuk dallon nga monstrumi i dikurshëm, Karaxhiq. Për fat të keq Dodik iu ka afruar pikës kritike prej nga më nuk ka kthim. Me hapjen e çështjes se Republikës Serbe të BeH, hapet Kutia e Pandorës, e në te mund të fundoset vetë Republika Serbe, konstaton gazetari i Rojterit.

Në anën tjetër, Kisha ortodokse serbe nuk e lë rehat Malin e Zi. Këto ditë, në Malin Rumia u ngrit një kryq të lartë metali pa pyetur asnjë organ kompetent të Republikës se Malit te Zi. Afër kryqit është shtruar bazamenti i kishës që do të ndërtohet aty. Vendi u zgjodh vetëm për të shkaktuar konflikt midis shqiptareve etnik me qeverinë malaziase. Popullata për rreth Rumisë, është shqiptare. Lënda lidhur me ketë marifet, jo të panjohur serb, tashmë ka arritur në Strasburg.

Të drejtat e njeriut në Serbi?

Është për tu habitur se si në raportin e fundit të Freedom House, Serbia rangohet si vend i lirë, megjithëse dihet mirëfilli se pakicat kombëtare atje të thuash nuk njihen. Për shkeljen e të drejtave kushtetuese të pakicave flet fakti se boshnjaket e Sanxhakut nëpër shkolla duhet të dëgjojnë edhe me tutje predikimet e klerikëve serb për Sveti Saven. Kur është fjala për zgjedhjen e përfaqësuesit të këshillit boshnjak në Serbi, nuk pranohet vendimi i këshillit kombëtar boshnjak, i cili me shumicë votash zgjodhi Muhamet Zukorliqin. Pasi që Zukorliq është i pa luhatshëm, Serbia vazhdon te kërkojë “boshnjak të ndershëm” si dikur në Kosovë.

Nëpër koloni romësh në Serbi ndodhin përditë sulme raciste. Ka pasur raste kur një lagje e tërë romësh, është nxjerre nga shtëpitë e tyre, duke kaluar ditë të tëra rrugëve.

Zhvillimet e reja e kanë shqetësuar opinionin. Ideja për autonominë e Sanxhakut, i cili do të përfshinte Plevlen, Bjello Polen, Beranen, Andrijevicen, Plavën dhe Rozhajen nga Mali i Zi dhe Novi Pazarin, Tutinin, Sjenicen, Prijepolen, Novi Varoshin dhe Pribojin nga Serbia, më nuk është e panjohur për auditorin.

Shtypi serb nuk merret me hallet e të papunëve dhe me trazirat e mundshme sociale. Megjithëse Rezoluta e fundit e parlamentit evropian thekson qartë se integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, ndërsa nga teksti i kësaj rezolute, mediet nxjerrin shpresa se në bisedimet e ardhshme serbo- kosovare mund te flitet për ndarje territoresh. Duke u marr vetëm me sovranitetin virtual, Serbia ka lënë anash të gjitha problemet e brendshme të saj.

Statistikat serbe

Të gjitha statistikat e huaja dhe shkrimet flasin për recesion të vazhdueshëm të Serbisë që nga viti 1996 e deri me sot. Në Serbi përditë shtohet numri i njerëzve të cilët mund të quhen të varfër. Çdo i katërti fshat është buzë vdekjes (shuarjes). Në 702 fshatra të Serbisë jetojnë nga më pak se 100 banor, ndërsa mosha mesatare e tyre është mbi 70 vjet. Në më shumë se 352 fshatra jetojnë nga më pak se 50 fshatar, ndërsa 350 fshatra kanë prej 50 deri 100 banor. Statistikat dëshmojnë se në fshatra ka më shumë se 200 mijë shtëpi të zbrazëta.

Kosova është emërtues i të gjitha problemeve të Serbisë. Nuk është mire që kur flitet mbi pamjen e përgjithshme te humbjes se territoreve dhe njerëzve, për këtë kujdesen vetëm punëtoret e statistikave thuhet në një raport brenda Serbisë. Derisa kryetari aktual serb po merrte pjesë në një kuvend të OKB-se kushtuar mileniumit të ri, sfidave të reja,varfërisë, sëmundjeve dhe arsimit më të mirë në botë, ai po fliste vetëm për ruajtjen e sovranitetit virtual serb mbi Kosovën. Për Serbinë qellim mbetet kthimi i Kosovës nen sovranitetin serb, “për të mos ditur se çka të bëhet me të”, thotë një analist serb.

“Serbia në rrethin ekonomik të djallit” shkruan një gazetë gjermane

Të bësh grevë në Serbi nuk ka kuptim, nëse analizohet pozita ekonomike e pashpresë e vendit i cili shkaktoi të gjitha luftërat në Ballkan. Qeveria as që ka guxim të bisedojë me grevistët e arsimit. Meqenëse në Serbi ka një milion të papunë dhe dy milion banorë që jetojnë me ndihma sociale, atëherë bëhet e qartë pozita pa shtegdalje, thekson Tagescajtung. Qeveria serbe më nuk ka hapësirë manovrimi. Shumica e popullatës janë bërë vegjetarian me zor. Mbi një milion familje serbe nuk kanë banje për higjienë. Me miliona euro harxhohen për të financuar strukturat paralele serbe në Kosovë dhe për paga të ish deputetëve, policeve e shërbyesve civil serb të të ashtuquajturave komuna virtuale serbe të Kosovës nëpër Serbi.Opozita e cila ka dalë nga radikalët e Sheshelit nuk e bind askënd se mund të jetë më pro evropiane. Sa i përket partisë liberal-demokratike të Serbisë, ajo ende nuk llogaritet faktor i mundshëm për ndryshime.