LAJMI I FUNDIT:

Korrupsioni përzë investitorët e huaj

Korrupsioni përzë investitorët e huaj

Niveli i lartë i korrupsionit në Kosovë, ka bërë që investitorët ndërkombëtarë të mos e shohin Kosovën si një vend ku do të mund të investonin kapitalin e tyre, thonë ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të investitorëve evropian.

Asnjë investitorë ndërkombëtar, thonë ata, nuk do ta shtrinte kapitalin e tij, në një vend ku niveli i korrupsionit është në përmasa të mëdha.

Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë, Shpend Balija, thotë për Radion Evropa e Lirë se investitorët e huaj kanë një imazh mjaft negativ për Kosovën.


“Korrupsioni gjithnjë e pengon zhvillimin e investimeve të huaja dhe joshjen e investitorëve, mirëpo për Kosovën është një problem i dyfishtë për arsye se edhe nëse është duke u luftuar korrupsioni, imazhi dhe perceptimi i korrupsionit është i lartë, sidomos tek vendet e BE-së dhe të rajonit”, ka theksuar Balija.

Investimet e huaja në Kosovë, sipas Ibrahim Rexhepit, drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS”, kanë shënuar rënie përgjatë viteve të fundit si pasojë e nivelit të lartë të korrupsionit në institucionet e vendit.

“Investimet e huaja janë përgjysmë më pak krahasuar me tre apo katër vitet e kaluara, Kjo tregon se Kosova nuk ka ambient për investime. Kur them ambient për investime nuk është problemi vetëm tek problemet më infrastrukturë, por kryesisht është fjala për funksionimin e shtetit, për respektimin e ligjit dhe për efikasitetin e institucioneve që kanë përgjegjësi luftimin e korrupsionit dhe futjen e ligjshmërisë në vend”, vlerëson Rexhepi.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrorë të Kosovës, në vitin 2007 vlera e investimeve të huaja në Kosovë ishte rreth 450 milionë euro, kurse në vitin 2014 kjo shifër është jo më shumë se rreth 150 milionë euro.

Por, këto investime thuhet se kanë shënuar një rritje në vitin 2015. Deri në maj, investimet e huaja direkte arritën në 157.7 milionë euro.

Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë, Shpend Balija, thekson se problemi në Kosovë nuk qëndron vetëm te korrupsioni, por që zhvillimin e bizneseve sipas tij, po e pengon mosefikasiteti i institucioneve publike në vend.

“Kemi investitorë evropian të cilët janë deklaruar se janë penduar që kanë investuar në Kosovë”, ka theksuar Blija.

Ndryshe, edhe zyrtarët e lartë të institucioneve të Kosovës ditë më parë kanë deklaruar se vendi është duke u ballafaquar me nivel të lartë të korrupsionit.

Në takimin e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, ata kanë deklaruar se korrupsioni është i pranishëm gati në të gjitha institucionet e Kosovës.

Ata kishin theksuar se ky nivel i korrupsionit po pengon zhvillimin ekonomik të vendit, derisa janë shprehur se janë duke u angazhuar në luftimin e kësaj dukurie.

Perceptimi për nivelin e lartë të korrupsionit është edhe te qytetarët e Kosovës.

Në një hulumtim të fundit që ka bërë organizata joqeveritare “FOL“ ishte theksuar se rreth 40 për qind e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është më i përhapuri në Qeverinë e Kosovës.

Ndërsa, 27.9 për qind e qytetarëve mendojnë që korrupsioni është më së shumti i shtrirë në partitë politike, si dhe 26 për qind mendojnë që korrupsioni është i përfshirë në sistemin gjyqësor. /rel/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kalo në kategori