LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut teston të tjera raketa

Koreja e Veriut teston të tjera raketa

Regjimi në Korenë e Veriut ka qëlluar një seri raketash “Cruise”, të modeluara për të goditur anijet.

Lajmin e kanë bërë të ditur ushtarakë nga Koreja e Jugut, sipas të cilave raketat të qëlluara të enjten në mëngjes në afërsi të qytetit Uonsan ishin me rreze të shkurtër veprimi.

Ato fluturuan rreth 200 km përpara se të binin në det.


Përsëritja e testeve raketore nga Peniani vetëm këtë vit, edhe pse jo të gjitha kanë qenë të suksesshme, ka shkaktuar alarm në nivel ndërkombëtar.

Ekspertët druhen se testet mund të jenë një tregues i avancimit të qëllimit të Veriut komunist për të pajisur raketat me koka bërthamore.

Sidoqoftë, testi i fundit nuk përbën një shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasi ato ndalojnë vetëm raketat balistike, raporton agjencia koreano-jugore e lajmeve “Yonhap”.

Zëdhënësi i ushtrisë së Jugut, Roh Jae cheon deklaroi se testet e fundit treguan se Veriu dëshironte të tregonte kapacitetet e tij për të goditur anijet luftarake, nisur nga prania e atyre amerikane në gadishullin Korean.

“Duke testuar lloje të ndryshme raketash, Peniani duket gjithashtu se synon të sigurojë një pozicion më të fortë në marrëdhëniet me Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara”, ka shtuar zëdhënësi. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
Scholz kritikon Trumpin për Ukrainën

Scholz kritikon Trumpin për Ukrainën

Evropa
Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Amerika
Kalo në kategori