LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut: Do të mbrohemi me forcën e armëve

Koreja e Veriut: Do të mbrohemi me forcën e armëve

“Do të mbrohemi me forcën e fuqishme të armëve”, ka qenë reagimi i Koresë së Veriut, në përgjigje të vendosjes së Grupit goditës të Marinës amerikane, në gadishullin korean.

Ministria e Jashtme koreane, e cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, e cilëson këtë lëvizje të SHBA-ve, si një lëvizje të pamatur për pushtim dhe se situata ka kaluar në një fazë serioze.


“Ne bëjmë me përgjegjësi SHBA-të, për pasojat katastrofike të shkaktuara nga veprimet e saj të egra. DPRK është e gatshme të reagojë në çdo mënyrë lufte që do SHBA-ja”, thuhet në deklaratën e ministrit të Jashtëm korean, cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA.

Komanda Amerikane e Paqësorit thotë se vendosja e Grupit goditës të Marinës në gadishullin korean, ku janë duke kryer ushtrime të përbashkëta me Marinën e Koresë së Jugut, ka për qëllim ruajtjen e gatishmërisë në rajon.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar së Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përgatitura për të vepruar të vetme, për t’u marrë me kërcënimin bërthamor që vjen nga Koreja e Veriut.

Situata midis vendeve duket e tensionuar dhe deklaratat e presidentit Trump janë të ngjashme me ato të bëra prej tij, para sulmit me raketa në Siri. /Tch/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori