LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut: Po na provokojnë

Koreja e Veriut: Po na provokojnë

Në kohën kur Shtetet e Bashkuara përgatiten të nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut, Peniani iu rikthehet kërcënimeve me paralajmërimin e një sulmi të pamërshirshëm që mund të shënjestrojë në çdo kohë Guamin, Hauain, apo edhe vet Amerikën kontinentale.

Manovrat ushtarake të Uashingtonit e Seulit konsiderohen nga vendi i izoluar komunist si një veprim i rrëmbyer, “që e çon situatën drejt një faze të pakontrollueshme të luftës bërthamore”.


Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut janë përshkallëzuar ndjeshëm javët e fundit, aq sa detyruan edhe Kinën të ndërhynte duke iu kërkuar palëve të frenohen.

Nuk ka shumë që Pheniani njoftoi finalizimin e planit për të lëshuar 4 raketa mbi territorin amerikan të Guamit, e përpara se ta bëjë atë realitet, Kim Jong-un do të pres e të shohë se cila do të jetë lëvizja e Shteteve të Bashkuara.

“Ushtria e Koresë së Veriut është në gjendje gatishmërie të lartë dhe do të hidhet në veprim me të pikasur edhe shenjën më të vogël të luftës parandaluese”, thuhet në deklaratën e përcjellë nga media shtetërore.

Se çfarë nënkupton shprehja “luftë parandaluese”, për këtë nuk u dha asnjë sqarim. Javën e kaluar, shefi i Shtabit të ushtrisë amerikane, gjenerali Joseph Dunford e bëri të qartë gjatë vizitës së tij në Pekin se stërvitja e përbashkët me Korenë e Jugut nuk është subjekt negociimi.

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori