LAJMI I FUNDIT:

Kopshtari i pakujdesshëm kultivonte marihuanë në bahçen e tij

Kopshtari i pakujdesshëm kultivonte marihuanë në bahçen e tij

Holandezi 73-vjeçar është shokuar kur policia i ka zbuluar se karafilat të cilat i kishte rritur me vite të tëra me shumë dashuri, në fakt po fshihnin fije marihuane.

"Policët kanë zbuluar rastësisht kanë fijet e marihuanës se si po vareshin në mesin e karafilave", ka thënë zëdhënësi i policisë në Hagë.

Pensionisti i Hagës ka premtuar se do ta shkatërrojë këtë plantazh të marihuanës për të cilin beson se e kanë mbjellë të rinjtë lokalë derisa ai po përkujdesur për karafilat e tij, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Qeveria holandeze në fillim të këtij muaji ka filluar aksionin me të cilin do të duhej të ndalonte rritjen e marihuanës në tokë.


Është interesante se kultivimi i marihuanës në Holandë është i ndaluar derisa shitja e saj dhe drogave tjera të lehta në shitoret e specializuara, të ashtuquajtura "coffee shops" me dekada është e lejuar.