LAJMI I FUNDIT:

Kontrabandon majmunin nën bluzë duke pohuar se është shtatzënë

Kontrabandon majmunin nën bluzë duke pohuar se është shtatzënë

Një amerikanë është dënuar për kontrabandim, pasi që gjatë fluturimit ajror nga Tajlanda deri në Los Angeles nën bluzë ka fshehur majmunin duke e shtirur se është shtatzënë.

Kontrabandistja 29 vjeçare Gypsy Lawson, ka arritur që me sukses të kalojë doganën në aeroportin e Los Angelesit, me majmunin i cili ishte nën ndikimin e sedativëve. E ëma e saj, e cila po e përcillte në të njëjtin fluturim ajror, gjithashtu është dënuar.

Ato janë arrestuar pasi që Gypsy Lawson po i lavdërohej një shitëseje për mashtrimin e suksesshëm.

Majmuni më pas është vendosur në kopshtin zoologjik të shtetit amerikan Oregon.