LAJMI I FUNDIT:

Kontrabandë me drogë nga Maqedonia, policia greke arreston dy persona

Kontrabandë me drogë nga Maqedonia, policia greke arreston dy persona
Foto ilustrim

Policia greke njofton se dy shtetas të huaj të moshës 38 dhe 40 vjeçe janë arrestuar në një aksion anti-drogë. Sipas njoftimit në afërsi të Lerinit, respektivisht në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut personat në fjalë kanë tentuar të shesin dy kilogram e 885 gram të kanabisit të thatë.

Aksioni policor është organizuar pas informacioneve të policisë në lidhje me një rrjet që transportonte dhe shpërndante drogë nga Maqedonia e Veriut në Greqi.

“Ishte caktuar një takim për shit-blerjen e drogës, ku u paraqitën shtetasit e huaj të sipërpërmendur, të cilët kishin hyrë më parë ilegalisht në vendin tonë, 38-vjeçari me motor dhe 40-vjeçari me makinë. Ata tentuan t`i shisnin një polici dy kilogram e 885 gram kanabis të papërpunuar, për 5.800 euro”, njoftojnë nag policia greke.


Motori, makina, droga dhe tre celularë janë konfiskuar, ndërsa dy të arrestuarit akuzohen për import dhe shitje të drogës në Greqi, si dhe shkelje të ligjit për shtetasit e huaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori