Konstatimet e BE-së për të gjithë Ballkanin Perëndimor bllokohen për shkak të kërkesave të Bullgarisë
Përveç bllokadës për negociatat midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, Bullgaria po kërkon një tjetër paragraf në lidhje me historinë që vendet anëtare të BE-së nuk mund ta pranojnë. Për shkak të kësaj, miratimi i konkluzioneve për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor qëndron pezull.
Sipas diplomatëve me të cilët bisedoi AIM në Bruksel, disa orë më parë është miratuar një vendim që të tërhiqet diskutimi për zgjerim dhe për kornizën negociuese për Shqipërinë, sepse Bullgaria kërkon që në konkluzionet përfundimtare për Maqedoninë e Veriut të vendoset paragraf nga korriku 2018 i cili thotë se “kjo duhet t’i japë fund të gjitha kërkesave të bazuara në keqinterpretimin e historisë”.
Kjo fjali qëndron në konkluzionet e Këshillit të BE-së nga korriku 2018 pas nënshkrimit të Marrëveshjes me Bullgarinë dhe Marrëveshjes së Prespës, por për shumë shtete anëtare nuk ka kuptim që kjo fjali t’i imponohet Maqedonisë së Veriut dy vjet më vonë, shpjegojnë diplomatët.
Lëshimi për të cilin BE është përgatitur është një fjali e ngjashme e lidhur me “keqinterpretimin e historisë” për të qëndruar si observim i përgjithshëm për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, në lidhje me pajtimin rajonal, por jo edhe specifikisht në paragrafin për Maqedoninë e Veriut.
Nga ana tjetër, Bullgaria beson se duke e pasur parasysh që kjo fjali është përdorur tashmë në konstatimet, ka bazë për t’u përsëritur.
Dje dhe sot ka pasur përpjekje midis vendeve anëtare për ta harmonizuar tekstin, por Sofja nuk ka lëshuar pe, për shkak të së cilës u mor vendim për ta pezulluar plotësisht diskutimin për zgjerimin sot, mësoi AIM nga burime diplomatike.
Takimi i ambasadorëve është duke vijuar dhe duhet të zgjasë deri vonë sonte, por zgjerimi i negociatave nuk pritet të kthehet në tryezë.
Në ditët në vijim, vendet anëtare do të vazhdojnë të negociojnë për këtë temë në mënyrë që ta zhbllokojnë situatën dhe të mos mbahen konkluzionet për vendet e tjera të rajonit.
Në të njëjtën kohë, sot u tërhoq nga rendi i ditës edhe diskutimi mbi kornizën negociuese me Shqipërinë, e cila ka shanse më të mira se Maqedonia e Veriut për t’u miratuar në fund të vitit, por pa një datë për caktimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Gjegjësisht, edhe me një kornizë të miratuar negociatash, Tirana, për shkak të kushteve shtesë të reformës, do të duhet të presë së pari raport nga Komisioni Evropian dhe dritën e tij jeshile përpara se t’i jepet datë për negociata.
Shtetet anëtare kanë kohë për këshillin ministror deri më 8 dhjetor për t’u harmonizuar, përndryshe nuk përjashtohet opsioni të mos ketë aspak përfundime për zgjerimin.
“Të gjitha opsionet janë në tryezë për momentin, tërheqje e përfundimeve mbi zgjerimin, për kornizën për Shqipërinë, tërheqjen e njërës prej të dyjave ose mbajtjen e të dyjave, negociatat vazhdojnë edhe në nivel joformal”, thonë për AIM-n nga Brukseli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos