LAJMI I FUNDIT:

Konsiderohet si pacientja që qëndroi më së gjati në spitalet e Britanisë duke u shëruar nga COVID-19, 59-vjeçarja lirohet pas 135 ditëve

Konsiderohet si pacientja që qëndroi më së gjati në spitalet e Britanisë duke u shëruar nga COVID-19, 59-vjeçarja lirohet pas 135 ditëve

Një gjyshe që besohet të jetë një nga pacientet që ka qëndruar më së gjati në një spital në Britani duke u shëruar nga COVID-19, më në fund është liruar – pasi iu nevojitën plotë 135 ditë për ta fituar betejën kundër coronavirusit.

Paula McCarten është larguar nga spitali i Bradfordit gjatë të enjtes, ku me duartrokitje u përcoll nga stafi që për pesë muaj e ndihmuan të tejkalojë krizën e COVID-19, transmeton Telegrafi.

Ajo fillimisht i kishte kaluar mbi 100 ditë në gjendje pothuajse kome, ku më pas u transferua në repart tjetër – dhe për këtë besohet të jetë një nga pacientet që qëndroi më së gjati në spitalet e Britanisë.


57-vjeçarja u shoqërua nga familjarët dhe stafi i spitalit Bradford, të cilët i shpëtuan jetën dhe ishin të lumtur që edhe një paciente i mbijetoi më të keqes.

Mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të spitalit, kanë qëndruar në radhë duke e duartrokitur derisa ajo po largohej me lot në sy nga emocionet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?

Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?

Botë
A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedy dhe King?

A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedy dhe King?

Amerika
AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool

AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool

Botë
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Serbia
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Botë
Kalo në kategori