LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Thaçi-Vuçiq çift i ndërvarur, në valle edhe Mogherini

Konjufca: Thaçi-Vuçiq çift i ndërvarur, në valle edhe Mogherini

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për rolin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në procesin e dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë që “duhet të refuzohet absolutizmi i Thaçit, të kundërshtohet uzurpimi që po i bënë procesit dhe mos të tolerohet vet-mandatimi i tij që të shkojë në bisedime dhe të vendosë çka do ai”.

Madje ai ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi po i konvenon edhe përfaqësueses së lartë të BE-së Federica Mohgerini.


Këto komente Konjufca i ka bërë në seancën e re plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës.

“Vuqiç për Thaçin mendon që paraqet shansin e përkryer për një kompromis të majmë, me Thaçin synon të arrijë edhe BE-në edhe autonominë serbe në Kosovë. Kurse Thaçi për Vuçiqin mendon që ai paraqet shansin e përkryer për ta shpëtuar nga gjithë ata faktorë të fuqishëm që mendojnë se i ka ardhur koha të largohet nga skena politike.

Presidenti ynë mendon që nëse dikush prej fuqive të mëdha dëshiron ta heq qafe, ai e ka në dorë së bashku me Vuçiqin skenarin e stabilitetit rajonal, i cili edhe mund të rrezikohet nëse këta të dy dëshirojnë. Në këtë mënyrë ata janë bërë çift i ndërvarur, dhe Mogherinit po i pëlqen ky vallëzim sepse po dëshiron që me çdo kusht që gjatë mandatit të saj të arrijë një marrëveshje Kosovë-Serbi”, ka thënë Konjufca. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori