Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca, në foltoren e Kuvendit të Kosovës e ka prezantuar një fotografi në të cilën shihet kryetari i komunës së Kllokotit, duke gjuajtur me armë në një poligon, të cilin sipas tij, e ka bërë Serbia.
Sipas tij, në këtë poligon po ushtrojnë strukturat paralele të Serbisë në Kosovë, dhe atyre po i bashkohen edhe zyrtarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Unë po pyes, se a e din Qeveria e Kosovës se çfarë po ndodh. Nëse nuk ka informata për këtë rast, kjo tregon se nuk e din se çka po i ndodh në oborrin e vet, nëse e din, kjo tregon se po lejon që para hundëve të saj të ndodhin këto. Kush po merret me sigurinë e Kosovës”, ka theksuar Konjufca.
Sipas tij, strukturat e Serbisë jo vetëm që nuk janë shpërbërë, por po ndërtojnë me mijëra shtëpi po e kolonizojnë Kosovën.
Lidhur me këtë ai e fajëson Qeverinë e Kosovës, e cila sipas tij në vend se të merret me shuarjen e strukturave paralele, merret me emërimin e zëvendësministrave dhe se kush po merret me tenderë.
“Qeveria ka thënë se strukturat paralele të Serbisë do të shuhen në qershor 2014, por ato jo që janë shuar por asnjë në koalicion me PDK-në dhe LDK-në”, tha Konjufca.
“Hiç më larg se dje, të dyshuarit për vrasjen e ish – policit të Kosovës, Enver Zymberi, e kanë rrahur për vdekje dëshmitarin kryesor, i cili ka thënë se këta dy persona mund të jenë vrasësit e Enver Zymberit”, ka shtuar Konjufca.
Ai po ashtu ka kritikuar gjyqësor in e Kosovës sipas të cilit është e zellshme në persekutimin e opozitës por jo edhe të strukturave paralele të Serbisë që veprojnë në Kosovë dhe krimin politik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale