LAJMI I FUNDIT:

Konjufca pas takimit me Bashën: Vetëm duke pasur një pozicion të përbashkët, dy shtetet tona mund të kenë suksese

Konjufca pas takimit me Bashën: Vetëm duke pasur një pozicion të përbashkët, dy shtetet tona mund të kenë suksese

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka thënë se vetëm duke pasur një pozicion të përbashkët, Kosova dhe Shqipëria mund të kenë suksese. Pasi, me zëra të ndarë dhe qëndrime kundërthënëse, të cilat sipas tij kanë ndodhur më herët kanë përjetuar vetëm dëme.

Gjatë vizitës një ditore në Shqipëri, pas takimit me liderin e Partisë Demokratike(PD), Lulzim Basha, Konjufca tha se qëndrimet e këtij të fundit janë të rëndësishme dhe do t’i ndihmojnë Kosovës për proceset e ardhshme politike.

“Fati i shteteve tona është i përbashkët meqenëse ne jemi një komb. Më erdhi mirë kur i dëgjova qëndrimet e PD-së për sfidat të cilat e presin Kosovën në të ardhmen, veçanërisht në dialogun me Serbinë, në të cilën Kosova po përballet me qëllimet e Serbisë, të cilat rezultatit përfundimtar duan ta kenë destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një etniteti territorial serb brenda Kosovës dhe kontrolluar nga Beograd, duke e hapur edhe planin e Ahtisarit. Më gëzoj shumë fakti që qëndrimet e PD-së janë shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës të cilat i shpjegoj edhe kryetari Basha. Këto na ndihmojmë në pozicionimin e Kosovës në proceset e ardhshme, e edhe në dialogun me Serbinë, por edhe në sfidat e integrimeve evropiane. Vetëm duke pasur një pozicion unik, të përbashkët të dy shtetet tona mund të kenë suksese. Me zëra të ndarë, të fragmentuar me qëndrime kundërthënëse, të cilat na kanë ndodhur ndonjëherë kemi përjetuar vetëm dëme”, tha Konjufca.


Ndërsa, lideri i PD-së, Lulzim Basha tha se do të qëndrojnë krah për krah me Kosovën karshi sfidave që e presin.

“Në qëndrimin krah për krah me institucionet e Kosovës për përballje ne sfidave të tjera, ku për PD dhe mua personalisht mbetet prioritet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare, anëtarësimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe përfundimi me sukses i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen e ndërsjellë të këtyre dy shteteve, si një investim i domosdoshëm për të çimentuar stabilitetin dhe orientimin euro-atlantik të rajonit tonë”, theksoi Basha.

Konjufca në vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, është takuar fillimisht me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, pas të cilit takim pati edhe konferencë të përbashkët për media.

Pastaj, Konjufca u prit në takim edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori