Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca bëri sot homazhe dhe vendosi lule në kompleksin e varrezave në Abri të Epërme, në nderim të të vrarëve në masakrën e 26 shtatorit 1998, të kryer nga forcat pushtuese serbe.
Konjufca tha se masakra në Abri është njëra nga krimet më mizore dhe akt i qartë i gjenocidit të kryer nga Serbia me aparatin e saj policoro-ushtarak mbi shqiptarët e Kosovës.
Ditën e sotme ai e konsideroi ditë dhimbjeje por edhe krenarie, ngase, siç tha Konjufca, ishte gjaku i derdhur i popullit tonë ai i cili na solli deri këtu.
“Nuk di ndonjë gjenocid në botë për të cilin të ketë pasur më pak drejtësi se sa në rastin e popullit tonë. Nëse kemi parasysh numrin prej 12 mijë qytetarësh tanë të vrarë nga shteti serb dhe në anën tjetër numrin e të dënuarve për të gjitha këto vrasje, është me të vërtetë pikëlluese. Kjo plagë po vazhdon ende, sepse përveç masakrave të kryera dhe mungesës së drejtësisë për 24 vite, mbi 1600 qytetarë të Kosovës ende nuk janë gjetur. Natyrisht dihet që Serbia si shtet gjenocidal i mban ata dhe nuk i kthen“, tha ai.
Kreu i Kuvendit tha se kjo është një betejë e papërfunduar dhe se liria kompletohet vetëm kur shkon bashkë me drejtësinë.
“Kjo na obligon edhe më shumë si institucione ta ngremë zërin dhe të bëjmë edhe më shumë nëpër forume e institucione të rëndësishme të botës për t’i bindur se kush është Serbia e vërtetë. Njëkohësisht institucionet tona duhet t’i ngrenë kapacitetet dhe t’i kryejnë vetë disa punë të shtëpisë, të cilat na takojnë e që nuk i kemi kryer kurrë, siç është hetimi dhe argumentimi i krimeve të luftës e i ndjekjes së kriminelëve, të cilët ende janë të lirë në Serbi dhe shpesh herë po marrin edhe poste të larta institucionale në këtë shtet“, tha Konjufca.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Instituti PREVENT publikon raportin “Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm”

Dauti thirrje VLEN-it: Ta kalojmë bashkërisht propozim-ligjin për ish-ushtarët e UÇK-së

Arrestohet 46 vjeçari i cili ishte i dënuar për prodhim dhe shitje të drogës në Tiranë

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës