Në shënim të ditës memoriale të policëve të rënë në detyrë dhe 13-vjetorit të rënies së heroit Enver Zymeri, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, realizoi një varg vizitash dhe bëri homazhe në nderim të zyrtarëve policorë, të rënë në krye të detyrës.
Në komunikatë thuhet se Konjufca, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtues të lartë të Policisë së Kosovës, bëri nderime dhe vendosi lule pranë lapidarit të policëve të rënë në krye të detyrës.
Pas homazheve në Prishtinë, kryetari Glauk Konjufca qëndroi në familjen e policit Afrim Bunjaku, në Samadrexhë, i vrarë në shtatorin e vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit nga strukturat kriminale të Serbisë, si dhe në familjen e policit Enver Zymeri në fshatin Duboc të Vushtrrisë, i cili u vra në krye të detyrës në fshatin Zupç të Zubin Potokut 13 vjet më parë.
Gjatë bashkëbisedimit më familjarë dhe të afërm të policëve të rënë në mbrojtje të atdheut, kryetari Konjufca shprehu vlerësimin e lartë ndaj aktit heroik të policëve tanë që dhanë jetën duke i shërbyer në mënyrë të pashoq shtetit dhe qytetarëve tanë, me përpjekjen e tyre sublime për të mbrojtur rendin ligjor e kushtetues, në luftën kundër cenimit të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë, si dhe kundër krimit të organizuar.
Kreu i Kuvendit tha se heronjtë Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku, me guximin dhe vendosmërinë e tyre, me dashurinë ndaj atdheut dhe përgjegjësinë e lartë ndaj detyrës, sakrifikuan jetën e tyre duke mbrojtur sovranitetin dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës, që u kërcënuan nga strukturat kriminale dhe forcat paramilitare të dirigjuara prej Serbisë. Ai shtoi se rënia e policëve në krye të detyrës, tregon shembullin se si mbrohet atdheu kur rrezikohet dhe sulmohet.
“Sot jemi në përvjetorin e rënies së heroit Enver Zymeri, ditë kjo që është caktuar edhe dita e policëve të rënë në detyrë, për t’i përkujtuar ata. Shprehim rëndësinë që e ka kjo datë, e cila përkujton të gjithë policët e rënë në detyrë, por të gjithë atyre u prijnë Afrim Bunjaku e Enver Zymeri që janë heronjtë tanë e të cilët ranë në krye të detyrës për ta mbrojtur atdheun tonë, për ta mbrojtur atë kur u sulmua nga Serbia në të dy rastet. Ky është shembulli më i vlefshëm e të cilin duhet ta kujtojmë, sepse është shembulli që kur atdheu rrezikohet e sulmohet, nuk duhet të kursejmë asgjë nga vetvetja. Kështu bënë Afrimi dhe Enveri, sepse dhanë më të shtrenjtën e tyre, sepse nuk u frikësuan të japin jetën”, tha kryetari Konjufca.
Më pas kryetari i Kuvendit, bashkë me zëvendëskryeministrat Bislimi e Gërvalla, ministrin Sveçla dhe eprorë të lartë të Policisë, bëri homazhe në fshatin Zupç të Zubin Potokut, në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri. Nga këtu kreu i Kuvendit tha se institucionet e Republikës së Kosovës do të qëndrojnë afër familjeve të policëve të rënë në detyrë.
“Institucionet e Republikës së Kosovës do të qëndrojnë pranë familjeve të heronjve tanë dhe të policëve të tjerë të rënë, sepse veç kështu tregojmë që jemi shtet serioz, shtet i cili e ngre në nivelin më të lartë shembullin e sakrificës për të mirën tonë të përbashkët. Lavdi gjithë policëve të rënë në detyrë!”, tha kryetari Konjufca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës