LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohet sasi e madhe municioni dhe drogë në Vërmicë (Foto)

Konfiskohet sasi e madhe municioni dhe drogë në Vërmicë (Foto)

Dogana e Kosovës njofton se të premtën, gjatë kontrollimeve në pikën kufitare me Shqipërinë në  Vërmicë, kanë arritur të parandalojnë futjen e lëndës narkotike si dhe një sasie të municionit respektivisht fishek.

Sipas njoftimit të Doganave, të premten rreth orës 20:40 në Pikën e Kalimit Kufitar është paraqitur automjeti me targa të Shqipërisë me dy bashkudhëtar.

“Pasi është pyetur nga ana e oficerit doganor nëse kishte diçka për të deklaruar në bagazh, pala ka deklaruar se nuk ka asgjë në bagazh. Gjatë kontrollit  fillestar nën ulësen e pasme, është hasur në paketime të dyshimta të substancës narkotike, të llojit  Marihuanë”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


“Pastaj në automjet është kryer kontrolla detale në vijën e dytë, së bashku me njësitin anti-kontrbandë. Gjatë kontrollës është hasur në një hapësire të modifikuar në të cilën janë gjetur edhe pako të dyshimta me substance narkotike dhe fishekë. Sasia e substancës narkotike Marihuanë është 2.7 kilogram  dhe 6857 cope fishekë, respektivisht 5417 fishekë te kalibrit 7.62 mm për armë të gjata, dhe 1440 copë për revole”.

Sipas njoftimit, pas përfundimit te kontrollit detal te veturës dhe pas gjetjes së lëndës narkotike dhe fishekëve lënda i është dorëzuar policisë Kufitare në Pikën Kaliit Kufitar në Vërmicë për vazhdim të procedurave policore të mëtutjeshme.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori