LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen mallra me afat të skaduar në Ferizaj

Konfiskohen mallra me afat të skaduar në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Puna e Inspektoratit të Komunës së Ferizajt është intensifikuar ditëve të fundit.

Për festat e fundvitit janë shtuar kontrollet dhe vigjilenca e inspektorëve për të kryer veprimet e nevojshme inspektuese në të gjitha qendrat tregtare dhe bizneset që operojnë në Ferizaj.

Me këtë rast, në një aksion disaditor, Inspektorati i Komunës ka arritur të identifikojë dhe konfiskojë një sasi të konsiderueshme të produkteve ushqimore, pijeve alkoolike dhe produkteve të vajit me afat të skaduar, që paraqet rrezik të drejtpërdrejt për shëndetin e qytetarëve.


I pari i Inspektoratit të Komunës, Ridvan Berisha tha se ky kontroll është shtrirë në gjithë territorin e Ferizajt, me ç’rast janë konfiskuar një sasi produktesh pa afat, andaj në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, të cilët sidomos këto ditë janë të ekspozuar skajshmërisht ndaj produkteve të tilla.

Ai njoftoi se janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për t’i proceduar këto subjekte afariste sipas rregullativës ligjore në fuqi.

Berisha apeloi tek qytetarët që të kenë kujdes në blerjen e produkteve të tilla, ku paraprakisht të verifikojnë afatin e përdorimit, meqenëse si rëndom, afatet e afërta të skadimit, paraqiten si zbritje nga qendrat tregtare çka shton rrezikun për shëndetin e qytetarëve nga përdorimi i tyre.

Ai tha se mashtrime janë hasur edhe në çmime, për të cilat theksoi vendosmërinë e institucionit që drejton që t’i procedoj sipas ligjit të gjitha këto raste. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori