LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet se Xiaomi Mix Fold 2 do të lansohet me 11 gusht, së bashku me të do të lansohen edhe Buds 4 Pro dhe Pad 5 Pro 12.4 inç

Konfirmohet se Xiaomi Mix Fold 2 do të lansohet me 11 gusht, së bashku me të do të lansohen edhe Buds 4 Pro dhe Pad 5 Pro 12.4 inç

Parashikuesi i besueshëm Ice Universe, së fundmi ka pretenduar se Xiaomi Mix Fold 2 do të lansohet me 11 gusht.

Parashikimet e tij dolën të jenë të sakta pasi që Xiaomi shkroi në “Weibo” duke konfirmuar 11 gushtin si datë e prezantimit të Xiaomi Mix Fold 2.

Përveç Mix Fold 2, Xiaomi gjithashtu në të njëjtën ngjarje e cila do të mbahet ditën e enjte, do t’i prezantojë kufjet Buds 4 Pro TWS dhe tabletën Pad 5 Pro me ekran prej 12.4 inçëve, percjell Telegrafi.


Tableta Pad 5 Pro me 12.4 inç është ndryshe nga tableta Pad 5 Pro e lansuar gjatë vitit të shkuar. Tableta e re ka një ekran më të madh me madhësi prej 12.4 inç, ashtu siç sugjeron edhe emri në krahasim me atë të vitit të kaluar i cili kishte ekran prej 11 inçëve, dhe gjithashtu në pjesën e pasme përmban një “ishull” kamerash me dizajn të ndryshëm, raporton GSMArena.

Kamera kryesore e pajisjes ka sensor prej 50MP, por mbetet e paqartë se nëse është e njëjta me atë që gjendet në variantin 5G të Pad 5 Pro.

Xiaomi ende nuk ka dhënë detaje të plota për këto produkte, por me ngjarjen e cila është vetëm dy ditë larg, nuk ka mbetur aq shumë kohë për të ditur gjithçka nga për to. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Teknologji
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Teknologji
Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Si ta zgjedhim laptopin ideal?

Si ta zgjedhim laptopin ideal?

Këshilla Teknologjike
Kalo në kategori