LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen edhe 17 raste të reja me coronavirus në Shqipëri

Konfirmohen edhe 17 raste të reja me coronavirus në Shqipëri

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 17 raste të reja me COVID-19.

Instituti i Shëndetësisë Publike, ka bërë të ditur se deri më sot janë kryer mbi 12 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 933 qytetarë. Prej tyre, 77% tashmë janë të shëruar.

“Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri. Janë testuar 306 qytetarë të dyshuar si të prekur me COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 17 qytetarë. Mes të testuarve janë 48 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë për COVID-19. Rastet e reja janë të përqendruara në zonën Tiranë-Durrës, përkatësisht 8 në Tirane, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë, kryesisht kontakte të rasteve pozitive të mëparshme, por edhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Ndërsa të shëruar në 24 orët e fundit janë 9 qytetarë”, thuhet në njoftim.


Siç njoftohet nga ISHP-ja, aktualisht janë 188 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Gjeti dy vëllezërit e vdekur në banesë, flet kryeplaku i fshatit: Dera ishte e mbyllur, u ngjita me shkallë nga dritarja

Gjeti dy vëllezërit e vdekur në banesë, flet kryeplaku i fshatit: Dera ishte e mbyllur, u ngjita me shkallë nga dritarja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Kalo në kategori