LAJMI I FUNDIT:

Konferencë për media para turneut “Adem Jashari”

Konferencë për media para turneut “Adem Jashari”

Këshilli Organizativ i turneut ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”, sot duke filluar nga ora 12:00, do ta mbajë konferencën e parë për media.

Konferenca do të mbahet në Sallën e Konferencave në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë.

Pjesëmarrjen në këtë konferencë e kanë konfirmuar: – Ramadan Selimi, kryetar i FBoxK-së dhe kryetar i Këshillit Organizativ – Afërditë Fazliu, zv. drejtoreshë e Departamentit të Sporteve të Kosovës – Mehmet Bogujevci, sekretar i përgjithshëm i FBoxK-së, – Elhami Bajrami, kryetar i nënkëshillit organizativ për finalen e Gjilanit. /Zëri/Telegrafi/