LAJMI I FUNDIT:

Kondomi në hamburger

Kondomi në hamburger

Një i ri nga Vermonti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka paditur pronarin e restorantit "Burgerking", për shkak se, siç pohon ai, në hamburger ka gjetur një kondom.

"Kur e kafshova për të tretën herë hamburgerin, kishte një shije të çuditshme. Duke vazhduar së ngrëni, ndjeva gomën duke më kërcitur nëpër dhëmbë. Gjysmën e kondomit e kisha në gojë", ka deklaruar i riu 34-vjeçar për agjencinë e lajmeve AP.