LAJMI I FUNDIT:

Kondomë për vitin e ri shkollor

Kondomë për vitin e ri shkollor

Një supermarket në Kinë ka nxitur polemika pasi që i ka reklamuar kondomët me një çmim special për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në mes të reklamës së kondomëve të firmës “Durex” ishte e vendosur shenja “përsëri në shkollë”, ku shkruan edhe çmimi reklamues i cili është i ulët veçmas për sezonin e ri shkollor.

Supermarketi është akuzuar se iu shet kondomë nxënësve dhe se i ç’orienton ata nga mësimi.

Ndërkohë që ka edhe të tillë të cilët e mbështesin supermarketin, duke thënë se çmimi për rikthimin në shkollë është i veçantë për nxënësit pasi që ata i kanë financat e kufizuara.