Vitia pa mbështetja nga qeveria aktuale, Haliti: Po anashkalohet tërësisht dhe padrejtësisht komuna jonë

Komuna e Vitisë po vazhdon të realizojë projekte me donatorë të ndryshëm, sepse sipas tyre nuk kanë marrë mbështetje të fondeve nga qeveria aktuale e Kosovës.
Kështu thotë kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, i cili në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo qeveri është duke anashkaluar tërësisht dhe padrejtësisht komunën e Vitisë dhe Anamoravën.
“Fatkeqësisht nuk kemi marrë mbështetje nga qeveria aktuale e Kosovës dhe unë si kryetar i komunës së Vitisë, vlerësoj se kjo qeveri është duke anashkaluar tërësisht dhe padrejtësisht komunën e Vitisë dhe Anamoravën”, ka thënë Haliti për Telegrafin.
Ai thekson se shumë projekte që janë të varura nga fondet e qeverisë apo nivelit qendror kanë stanguar.
“Duhet të kemi parasysh se shumë projekte që janë të varur nga fondet e qeverisë apo nivelit qendror kanë stagnuar apo dështuar”, ka thënë ai, duke i listuar disa nga projektet që sipas tij kanë dështuar në mungesë të mbështetjes së qeverisë.
“Më lejoni t’i përmendi vetëm disa nga to si: kyçja në autostradën Shkup-Prishtinë në Gerlicë, rivitalizimi i rrugës Kllokot – Gjilan, stadiumet, por edhe objekti i ri i shkollës fillore e mesme e ulët “Halil Alidema” në Pozheran, që akoma nuk ka përfunduar dhe nga vizita ime që kam realizuar ditë më pare, aty duket se përsëri nuk do të jetë e gatshme që t’i mirëpres nxënësit në këtë vit të ri akademik”, ka thënë ai, duke theksuar se Pozherani është lokaliteti më i madh i komunës.
Në mungesë të finalizimit të këtij objekti, sipas tij nxënësit po mësojnë në disa ndërrime dhe atë me orar të shkurtuar.
Sipas Halitit, Vitia është përballur edhe me ndarjet buxhetore diferencuese për komunat e këtij regjioni, si dhe me politikat kadrovike tejet të disfavorshme dhe anashkaluese.
Po ashtu, ai thekson edhe një tjetër dëm të shkaktuar me kontrata kolektive.
“Si komunë na është shkaktuar edhe një dëm i madh me kontratën kolektive, ndërhyrjet në autonominë e pushtetit lokal edhe te burimi kryesor i financimit të komunave. Pra, te tatimi në pronë, marrjen e kompetencave nga niveli lokal dhe bartja e tyre te niveli regjional dhe qendror edhe pse me ligjet në fuqi në Kosovë ekzistojnë dy nivele pushtetesh, pra ai qendror dhe lokal dhe se nuk ka pushtete të ndërmjetme”, ka theksuar ai.
Tutje, sipas tij shqetësuese është edhe ndarja buxhetore për Komunën e Vitisë dhe qytetarët.
“Shqetësuese është edhe ndarja buxhetore për komunën e Vitisë dhe qytetarët e saj duke na lënë me vetëm nga 4 euro për kokë banori”, ka thënë ai.
Projekti më i rëndësishëm që ka përfunduar deri më tani, sipas Halitit është zona ekonomike në Budrikë.
Ai uron që edhe projektet e tjera të përfundojnë sa më parë, siç janë rivitalizimi i objektit të gjimnazit “Kuvendit i Lezhës” në Viti, rivitalizimi i objektit të vjetër të shkollës teknike dhe shndërrimi i saj në inkubator biznesi, përfundimi i palestrës sportive në Drobesh.
Kryetari Haliti, tregon se po krijojnë edhe hapësira për lëvizjen e lirë të qytetarëve si dhe shesheve të ndryshme.
“Vlen të përmendët se po krijojmë edhe hapësira për lëvizjen e lirë të qytetarëve si të shesheve të ndryshme në qendër të qytetit apo edhe për skaj të lumit ‘Morava e Binçës’, ku po finalizohet hapësira me kalldrëm”, ka thënë ai.
Përveç kësaj, ai tutje uron që këto projekte të mos anashkalohen nga niveli qendror pasi që sipas tij janë të varura nga fondet e tyre.
“Megjithatë disa projekte janë të varur nga fondet apo procedurat e nivelit qendror dhe uroj që të mos anashkalohen si ato që përmenda pak më parë dhe shpresoj të përfundojnë sa më parë në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë dhe Kosovës”, ka thënë ai.
“Përkundër vështirësive të cilat i përmenda në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm ne po vazhdojmë të realizojmë projekte të shumta në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës