LAJMI I FUNDIT:
Peja 12° rain

Komuna e Klinës fillon punimet për parkun në Caravik, vlera afro 40 mijë euro

Komuna e Klinës fillon punimet për parkun në Caravik, vlera afro 40 mijë euro
Fillimi i punimeve nga komuna e Klinës/ Foto nga Komuna e Klinës, Facebook

Komuna e Klinës ka vazhduar me projektin për krijimin e hapësirave publike edhe në fshatin Caravik, në të cilin pritet investim afro 40 mijë euro, vendi në të cilin do të kryhen ndërtimet e këtij parku deri para pak vitesh shfrytëzohej si fushë e futbollit të vogël nga të rinjtë e fshatit por më pas është shndërruar në deponi ilegale e mbeturinave.

Kërkesa të shumta nga qytetarët e bënë që komuna e Klinës, të marrë vendim në krijimin e hapësirave të gjelbra që do të shfrytëzohet nga banorët e fshatit për rekreacion shkruan Telegrafi.

Sipas kryetarit të kësaj komune Zenun Elezaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar nisjen e ndërtimit të këtij parku, ai ka thënë se kjo gjë po arrihet në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, duke shtuar ky projekt është më i shtrenjtë deri më tash për komunën e Klinës.


Vendi ku parashihet të ndërtohet parku/ Foto nga Komuna e Klinës, Facebook

“Kërkesat për pastrim, largim të mbeturinave e ndërtim të parkut ishin të vazhdueshme nga banorët e zëshëm të fshatit. Në koordinim më Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, në kuadër të planifikimeve buxhetore për ndërtimin e parqeve në fshatra, e kemi bërë projektin që buxhetit të komunës do t`i kushtojë afër 40 mijë euro që e bënë parkun më të kushtueshëm të ndërtuar në fshatra nga Komuna e Klinës”, ka shkruar Elezaj.

Fusha që kohëve të fundit ka shërbyer si deponi ilegale e mbeturinave/ Foto nga Komuna e Klinës, Facebook

Gjithashtu Elezaj ka paraparë që ky park do ti ngjajë atyre evropiane.

Fillimi i punimeve nga komuna e Klinës/ Foto nga Komuna e Klinës, Facebook

“Punëtorët sot filluan punën për largimin e mbeturinave, ndërsa pas vetëm disa javëve ky vend do t`i ngjajë parqeve të vogla europiane”, është shprehur ai.

Vendi ku parashihet këndi i lojërave për fëmijë dhe ndrçimi publik/ Foto nga Komuna e Klinës, Facebook

Poashtu në kuadër të projektit parashihet përveç pastrimit të deponisë ilegale të mbeturinave dhe ndërtimit të parkut të ketë edhe ndriçim publik./Telegrafi/.

Në trend

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori