LAJMI I FUNDIT:

Kompania e shpërbleu vetëm me karamele – Punonjësi i Burger King që nuk humbi asnjë ditë pune për 27 vjet merr një donacion prej 300 mijë dollarësh

Kompania e shpërbleu vetëm me karamele – Punonjësi i Burger King që nuk humbi asnjë ditë pune për 27 vjet merr një donacion prej 300 mijë dollarësh

Kevin Ford, 54 vjeç, ka punuar si arkëtar dhe kuzhinier në Burger King, gjegjësisht në pikën që ndodhet në Aeroportin Ndërkombëtar McCarran që nga viti 1995.

Kur arriti shifrën e 27-vjetëve duke punuan të njëjtën punë, shefat i dhuruan një çantë shpine të mbushur me një biletë filmi, një filxhan Starbucks, karamele dhe çokollatë.

Videoja që e shfaqte duke pranuar dhuratat dhe falënderuar kolegët e tij shpejt u bë virale, por shumë njerëz që e panë atë u tronditën dhe pyetën se si është e mundur të shpërblehej kaq pak pas kaq shumë vitesh besnikërie ndaj kompanisë.


@thekeep777 He’s Worked for the Company for Almost 3 Decades and Has Never Called Out!!!?‍???? #Grateful #Dads #FathersDay #Loyalty #Honor #WorkersUnite #Rewards #Thankful #NorrinRadd777 #theKeep777 ♬ Slide (feat. Frank Ocean & Migos) – Calvin Harris

Vajzat e tij krijuan një faqe llogari humanitare, GoFundMe për babanë e tyre, duke kërkuar të mblidhnin rreth 200 dollarë, por gati 300 mijë dollarë donacione kanë ardhur dhe numri vazhdon të rritet.

“Njeriu në atë video është babai im. Ai ka punuar për 27 vjet dhe po, ai nuk ka humbur asnjë ditë pune”, shkroi vajza e Fordit, Seryna, në mbledhjen e fondeve.

“Ai fillimisht filloi të punonte në këtë punë si baba i vetëm kur fitoi kujdestarinë për mua dhe motrën time më të madhe 27 vjet më parë. Më pas, ndërsa familja jonë u rrit dhe ai u martua përsëri, ai vazhdoi të punonte atje për shkak të sigurimit të mrekullueshëm shëndetësor që i ishte ofruar”, shkroi ajo.

Sa i përket parave që janë mbledhur për të, Ford tha se nuk e ka në plan që të dalë në pension apo të bëjë pushime gjersa është i fokusuar vetëm te familja e tij. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta -

Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta - "pse nuk ke kostume normale?"

Interesante
Qeni ra nga dritarja, fqinji e shpëtoi me kuti kartoni

Qeni ra nga dritarja, fqinji e shpëtoi me kuti kartoni

Fun
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
A do të shfaqet Trump në kartëmonedhën amerikane - republikanët propozojnë 250 dollarëshin

A do të shfaqet Trump në kartëmonedhën amerikane - republikanët propozojnë 250 dollarëshin

Interesante
Djali i blen babait një biletë lotarie për ditëlindje - habiten kur e kuptojnë se sa para fituan

Djali i blen babait një biletë lotarie për ditëlindje - habiten kur e kuptojnë se sa para fituan

Interesante
Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Virale
Kalo në kategori