LAJMI I FUNDIT:

Komiteti qendror i OBRM-PDUKM-së kundër organizimit të Kongresit dhe zgjedhjes së kryetarit të ri

Komiteti qendror i OBRM-PDUKM-së kundër organizimit të Kongresit dhe zgjedhjes së kryetarit të ri

Lideri i OBRM-PDUKM-së ka dorëzuar dorëheqje të parevokueshme para Komitetit qendror, por anëtarët të cilët kanë votuar në mënyrë publike, nuk kanë pranuar të shkohet në Kongres të jashtëzakonshëm për të zgjedhur kryetar të ri. Vetëm tridhjetë anëtarë të Komitetit qendror të OBRM-PDUKM-së kanë votuar “për” dorëheqjen e Nikolla Gruevskit dhe mbajtjen e Kongresit, derisa pjesa tjetër kanë votuar kundër, gjegjësisht janë shprehur se janë kundër dorëheqjes së tij nga pozita e kryetarit të partisë.

Nga 130 anëtarë të Komitetit qendror të OBRM-PDUKM-së, të pranishëm kanë qenë 112, ndërsa pas rezultatit të këtillë është propozuar pauzë që ekspertët juridik të mund të elaborojnë se si duhet të veprohet më tej, duke pasur parasysh se vendimi ka qenë kundër mbajtjes së Kongresit dhe kundër dorëheqjes së Gruevskit nga kreu i partisë.

Burime të A1on sugjerojnë se ka dy alternativa të mundshme, njëra është qëndrimi i Gruevskit në pozitën aktuale, ndërsa e dyta është që pa organizim të Kongresit, OBRM-PDUKM të ketë u.d. kryetar. Me këtë mënyrë Gruevski do të kishte kontrollin mbi partinë dhe kohë për rehabilitim dhe kthim në pozitën e parë në kongresin e rradhës./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori