LAJMI I FUNDIT:

Komiteti i Senatit amerikan konfirmon ambasadorin në Kosovë

Komiteti i Senatit amerikan konfirmon ambasadorin në Kosovë

Komiteti për Marrëdhënie të Jashtme i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar nominimet e presidentit Barack Obama, për ambasadorët e rinj në disa vende.

Në mesin e tyre është edhe ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Christopher William Dell.

Pos tij, Komiteti konfirmoi edhe ambasadorët në Danimarkë, Oman, Rumani dhe Tunizi.

Sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, Senati duhet t’i konfirmoj të nominuarit për ambasadorë, për të cilët së pari diskutohet në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme. /REL/