Drejtuesit e institucioneve janë të përmbajtur në vlerësimet lidhur njoftimet se Komisioni i Venecias ka hartuar një mendim me vërejtje serioze lidhur me Ligjin për gjuhët, që kryesisht ka të bëjë me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.
Komisioni, siç është publikuar në opinion, ka vërejtje kryesisht për formën e zbatimit të ligjit në sistemin gjyqësor, që sipas raportit “tejkalon standardet e përcaktuara në Konventën-kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe Kartës evropiane për gjuhët rajonale dhe të pakicave”.
“Është një draft-version, pas vendimit përfundimtar pritet të publikohet nga fundi i vitit. Ata duan t’i shohim të gjitha reagimet që të mund të gjejnë zgjidhjen më të mirë. Gjithë atë që e propozojnë është në nivel të praktikave evropiane”.
“Ne kemi thënë se do të respektojmë çdo mendim që vjen nga ky komision, por në sqarimet tona do të japim argumente mbi rëndësinë që ka përdorimi i gjuhës, që ata të mund të formulojnë qëndrimin final“, ka deklaruar kryeministri Zaev, duke theksuar rëndësinë që ka për vendin një ligj për gjuhët, si e drejtë e garantuar me Kushtetutë.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim që është pjesë e qeverisë gjithashtu nuk duan të paragjykojnë me vlerësimin e Komisionit të Venecias, por tërheqin vërejtjen se çfarëdo mendimi që mund të sillet, nuk duhet të shërbejë si alibi apo pretekst për moszbatimin e dispozitave të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
“Ligji i gjuhës është shtylla e Marrëveshjes së Ohrit ndërsa kjo marrëveshje është shtylla e stabilitetit dhe e prosperitetit të këtij vendi dhe çdo cenim i këtyre shtyllave cenon vendin. Por, unë mendoj se nuk duhet të paragjykojmë dhe të presim raportin final. Ne jemi në bashkëpunim me Komisionin e Venecias, na ka ndihmuar shumë në strategjinë e gjyqësorit dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë, por vendimet finale për të ardhmen e këtij vendi dhe raportet ndëretnike i miratojmë ne”, ka deklaruar, Bujar Osmani, zëvendëskryeministër dhe zëdhënësi i BDI-së.
Por, nga OBRM-PDUKM-ja opozitare thonë se vërejtjet që kanë dalë nga Komisioni i Venecias konfirmojnë sipas saj pohimet e opozitës se ligji ishte miratuar për nevojat e partive në pushtet, dhe jo zgjidhje ligjore që mund të zbatohet në praktikë.
“Qëndrimi jonë është se pazaret e kryeministrit Zaev, që të formojë qeverinë me miratim të ligjeve që nuk janë funksionale, tani rezulton me rekomandime nga Komisioni i Venecias që paraqesin një goditje juridike për qeverinë. Presim që kryeministri Zaev të paktën të përmbush premtimin e dhënë se të gjitha vërejtjet e Komisionit të Venecias do të merren parasysh për ndryshimin e ligjit që të mund të zbatohet”, ka deklaruar Antonio Milloshoski, deputet i OBRM-PDUKM-së.
Megjithatë, nga opozita shqiptare thonë se ligji nuk mund të ndryshohet, por të avancohet.
“E drejta për përdorimin e gjuhës shqipe në të ardhmen vetëm se mund të avancohet duke u rregulluar përdorimi i saj me Kushtetutë, pasi assesi nuk mund të ketë kthim prapa”, ka deklaruar Arta Toçi nga Aleanca për Shqiptarët.
Ligji për gjuhët është miratuar në vitin 2018 pas polemikave të shumta mes pushtetit dhe opozitës, e cila vlerësonte se me këtë ligj Maqedonia e Veriut bëhet shtet dygjuhësh duke rrënuar kështu karakterin unitar të shtetit. Gjuha shqipe në bazë të ligjit të miratuar përdoret në organet e pushtetit qendror, si në Qeveri, Kuvend, pushtetin gjyqësor si dhe në komunat ku mbi 20 për qind e popullatës janë të entitetit shqiptar./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit