LAJMI I FUNDIT:

Komisioni parlamentar do të kërkojë informacione

Komisioni parlamentar do të kërkojë informacione

Komisioni hetimor i shumicës, në të cilin nuk merr pjesë opozita dhe që po heton 21 janarin, tha të mërkurën se do tu dërgojë letra disa institucioneve të vendit për tu kërkuar informacion për zhvillimet para, gjatë dhe pas demonstratës së përgjakshme të së premtes.

Kryetari i Komisionit, deputeti demokrat Eduard Halimi konfirmoi se do t’i kërkohet informacion Prokurorisë, SHISH-it, Policisë dhe Gardës për të dhënë informacione për 21 janarin. Halimi tha se policisë do t’i kërkohet informacion për masat që janë marrë para dhe gjatë demonstratës.

Ai tha se do të kërkohet informacion edhe nëse policia ka dorëzuar në Prokurori dokumente për veprat penale për pjesëmarrje dhe veprime të dhunshme.

Nga SHISH do të kërkohet informacion lidhur me informacionet paraprake të këtij institucioni lidhur me veprimet e dhunshme në demonstratë. /Telegrafi/