Teksa kusht për çeljen e negociatave mbeten zgjedhjet e 25 Prillit, bashkë me të tjerat, Këshilli i Evropës nuk harron dënimin e atyre që prekin apo vjedhin votat. Ndjekja penale e atyre që akuzohen për blerjen e votave është ndër kushtet e vendosura nga Këshilli Europian ndaj Shqipërisë për negociatat.
Kështu shkruhet në raportin për progresin e vendit tonë drejt Bashkimit Europian, i miratuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. Në dokument, reporterja për Shqipërinë, Isabel Santos, u fokusua në 15 kushtet për çeljen e negociatave. Kjo deklaratë e Santosit vjen vetëm disa ditë pas vizitës që pati kryeministri në Bruksel dhe prej nga tha se “nuk kemi më asnjë kusht, jemi gati për tryezën ndërqeveritare për çeljen e negociatave”.
Raporti thekson se zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit do të jenë kyçe për konsolidimin dhe rinovimin e procedurave dhe strukturës demokratike të vendit si dhe për arritjen e një niveli të lartë të stabilitetit politik.
“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë thelbësore për integrimin në BE”, shkruhet në dokumentin e aprovuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. Aktorëve politikë në Shqipëri u bëhet thirrje që të zhvillojnë fushatë të pastër, pa dezinformim, intimidim dhe akuza false, njofton A2 CNN.
Ndër të tjera, PE e sheh me shqetësim fenomenin e pastrimit të parave në vendin tone dhe bën thirrje për përshpejtimin e Reformës në Drejtësi, që të bëhet funksionale sa më shpejt, pasi është një parakusht për organizimin e tryezës ndërqeveritare për negociatat. Gjithashtu, rekomandon edhe caktimin e një shefi negociator dhe ekip për negociatat mes BE-së dhe Shqipërisë për të adresuar kushtet dhe prioritetet e dala nga konkluzionet e Këshillit në mars të 2020-s.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa