Në Kongresin e SHBA, Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve Gregory W. Meeks, demokrat dhe numri dy i këtij komisioni Michael McCaul, republikan, u bënë thirrje autoriteteve të Shqipërisë të garantojnë zgjedhje demokratike, pa shitblerje votash, frikësime apo dhunë.
“Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet kombëtare të 25 prillit, – thanë ata në një deklaratë, – ne i nxisim autoritetet shqiptare të garantojnë që votuesit do të jenë në gjendje të hedhin votat e tyre të lirë nga shitblerja, frikësimi dhe dhuna.”
“Ne gjithashtu presim që të gjithë udhëheqësit – ata aktualisht në detyrë dhe ata që shpresojnë të zgjidhen – të veprojnë në përputhje me normat demokratike edhe kur bëjnë fushatë të fuqishme. Miqtë e Shqipërisë në Amerikë mbeten të përkushtuar për të mbështetur një të ardhme demokratike dhe të begatë për popullin shqiptar,” thuhet në deklaratë.
Një deklaratë të ngjashme bënë të enjten edhe krerët e Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme, Bob Menendez dhe Jim Risch.
Thirrje për vetëpërmbajtje ka bërë edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Ajo tha se “Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë simbolet e ndonjë partie politike dhe “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës së shëmtuar, që duhet refuzuar”.
Të enjten, ambasadorja Kim tha se “është përgjegjësi e udhëheqësve që ndodhen në pozicionet më të larta drejtuese të vendit, që të bëjnë thirrje për qetësi”, duke shtuar se “po monitorohen të gjitha veprimet e ndërmarra nga drejtuesit e vendit”.
Thirrjet vijnë pas shqetësimeve të krijuara nga një sërë incidentesh të ditëve të fundit me përdorim dhune ose me thirrje për dhunë.
Partitë politike kanë përdorur gjuhë të ashpër politike kundër njëra-tjetrës, me akuza se përdorin grupe për “mbrojtjen e votës” apo për për korrupsion zgjedhor./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos