LAJMI I FUNDIT:

Komisioni hetimor “përgjon” Topin

Komisioni hetimor “përgjon” Topin

Në komisionin parlamentar për hetimin e demonstratës së 21 janarit do të dëshmojë të hënën edhe kryeministri Sali Berisha. Lajmi u bë i ditur nga anëtari i këtij komisioni, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se komisioni do të hetojë komunikimet elektronike, si dhe skedarët përkatës për zyrtarë dhe funksionarë publikë të institucioneve të larta shtetërore. Këtu përfshihet edhe presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri.

Gjithashtu, komisioni do të marrë edhe pamjet filmike të medieve vizive të regjistruara nga Këshilli Kombëtare i Radiotelevizioneve. /Telegrafi/